AktualeKuriozitete
Pse më dridhet kapaku i syrit?
Përgjigjet Orjada Agalliu, mjeke okuliste në Poliklinikën e Specialiteteve Nr.1, Tiranë.
Dridhja e qepallës, ose siç njihet në gjuhë shkencore myokymia, ndodh kur muskujt dhe nervat rreth syrit simulohen. Zakonisht tiku nervor lidhet me situatat stresuese, lodhjen ose pagjumësinë, por që është jo shqetësuese, pra kalon. Pacienti mund të marrë lubrifikant për qetësimin e pjesës së jashtme të syrit./ Shendeti.com.al