,,Minishengeni” ballkanik ngulfat perspektivën e Kosovës!

Lebit Murtishi

Takimi Viçiq-Pendarovski vërtetoi edhe një herë,
se në takimin e Novisadit ndërmjet Ramës dhe
Vuçiqit është arritur marrëveshja (e diktuar nga serbia
sigurisht) që edhe Kosova mund të bëhet pjesë e këtij
forumi, por vetëm me status shtetëror neutral. Asgjë
më shumë e as më pak, është pranuar qëndrimi fashist
serb kundrejt statusit shtetëror të Kosovës. Ky pazarllëk
kaq i ulët për Kosovën dhe kaq i lartë për serbinë, nuk
do të duhej të pranohet, së paku nga pozita e një
Kryeministri të Shqipërisë. Nuk do të duhej të pranohet
nga askush tendenca e viçiqëve që të ,,shndërrojë”
serbinë gjenocidiale në një lider ballkanik…
Ndërkaq, në anën tjetër të ,,kufirit”, debatet mes
shqiptarëve janë zhvilluar, kryesisht, mbi baza
ideologjike (për dhe kundës Ramës)…Kjo tregon
edhe një herë injorancën tonë të përgjithshme karshi
ideologjive dhe rrolit të tyre brenda një shoqërie…
Ideologjitë kanë lindur si mjete për realizimin e
një kauze të caktuar politiko-ekonomike dhe jo
anasjelltas…Me rastin Rama, i cili kaosin politik në
shtetin e drejtuar prej tij e shfrytëzoi si mjet për
të vendosur personin e tij në rrolin e një sulltani
mesjetar, treguam verbërinë tonë intelektuale,
treguam paaftësinë tonë për të bërë ndarjen e
problemit nga ideologjia, dhe treguam prirjen tonë
të rrezikshme për bajraqe ideologjike…Është
e tepërt veç të mendohet, se mund t’i shërbehet
Shqipërisë duke ngulfatur edhe më shumë
Kosovën e izoluar nga të katër anët…StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...