Xhevdet Nasufi/Strugalajm.com
Edhe pse ministri i drejtësisë Bulenti u vetdorëhoq nga pozita ka mundur këtë të mos e bëj si të gjithe ministrat e deritanishëm të drejtësisë,ama edhe të tjerët të proviniences se njejtë politike, ndoshta me (gjynahe me te medha), objektivisht mund të përceptohen dy arsye ma paresore për këtë : E para, konsiston në marëveshjen e faktorëve relevant të qeverisë që ja kanë adresuar kërkesën për dorëheqje Ministrit me qëllim që të devijohet dhe dezavujohet, sidomos opinionin shqiptar se gjoja po veprohet për dhe rreth rastit të Almir Aliut. Fundja,në përputhje me këtë është edhe veprimi i Artanit të “fuqishëm”i cili politikisht manipulon familjarët e Almirit në kabinetin e tij për fatkeqsin që i ka mbuluar , siç bëri në fakt edhe më rëndë prokurori i pacipt i shtetit(sigurisht kanë qënë mir të koordinuar midis tyre nga qendra) i cili në mungesë të ndjesisë dhe respektit human,në mungesë të etikes profesionale “sharmon” familjarët me demagogji të paparë dhe morbide politiko-profesionale në mbrojtje të prokurorëve që janë nënvarës të tij. Edhe më keq se kaq,publikisht ledhaton prokurorët e “padëgjueshëm” shqiptar pas kërcënimit, se këtë radhë nuk do i largojë nga puna…por,mendjen në kokë. O tempora o mores. Dorën në zemër,kur shikon trokitjen e familjarëve ku duhet e ku nuk duhet fillon rrënqethja nga keqardhja, ama kuptohet edhe dhimbja e cila të çon edhe te dera e dushmanit për derman; Së dyti është veprimi vetanak i Bulentit si akt moral i cili edhe do ishte imoralitet të komentohej më tej.Pavarësisht,akti i vetëdorheqjes nga funksioni duhet çmuar si vetanak dhe fillim praktike pozitive ndër shqiptarët me reflektim pozitiv për të nesermën. Por n ë gjithë këtë hollokaust do ishte e dobishme transparenca, së pari nga vet Bulenti,por edhe nga Zaevi si mandatar,por edhe Aliu që përcakton politiken kadrovike në BDI. Për keqardhje, transparenca mungoi.Deklarimi publik i Bulentit nuk e kënaq kureshtjen qytetare,por edhe me pak ate politike, profesionale dhe të familjarëve të ngulfatur në dhimbje.
Si ish ministër i drejtësise ma thot mendja se edhe mund të rradhiten disa skicime që mund të na afrojnë tek e verteta, pa hamendime konspirative se pse u tërhoq nga pozita Ministri i drejtësisë.
Së pari,ne qofte se kualifikimi i veprës penale tek vrasja e Almirit është arsye e doreheqjes vall, a nuk duhet shkarkuar se pari prokurori qe ka pergjegjesi direkte për këtë,bile në kërkesë dhe insistim të vetë ministrit që edhe funkcionalisht mbulon edhe këtë resorë të ndieshëm?
Së dyti,vall ministri nuk e din se procedura penale nuk është kryer as ne shkallen e parë dhe kualifikimi dhe rivleresimi i veprës penale varet edhe nga gjykatat e të gjitha niveleve,përfshirë dhe të gjitha nivelet e organit të akuzës dhe hetuesisë?;
Së treti, vall Ministri do ishte me i dobishem per rastin e Almirit, që është në procesim me status „ne dorheqje“ apo pa këtë status që objektivisht e zvogëlon dhe minimizon nevelin e influences por edhe autoritetin meritor të tij ?
Së fundi,dilema pragmatike, pse u terhoq ministri nga fushebeteja para se te mbaroj lufta?
Vlerësoi se vetedoreheqja e Ministrit sa është e pakuptimtë dhe konfuze aq është e dëmshme per rastin e Almirit,te cilit sipas te gjitha indikacioneve ju mori jeta nga urrejtja fashizoide që përputhet me propagandën gebelsiane srbe.
Dhe, motivi i dytë parësor per dorëheqjen mund të jet BDI dhe Zaevi,apo kerkesa e tyre për këtë. Është e vërtet se gjyqësori është nyja më e dobët e mosfunksionimit të shtetit. Reformat që i rekomadoi i mirnjohuri Reinhard Priebe(kam patur fatin të bashkkryesoje takime të rendesishme ne Bruksel me te, me interes për Maqedoninë në vitin 2001 gjat luftës), posaçërisht në gjyqësor jane parakushti më ordiner dhe më themelor që vëndi të nisi mbarsinë.Ato reforma në gjyqesi jo që nuk kane nisur,por interferohen informacione dhe të dhëna nebuloze, aspak afirmative për të njejtin pushtet. Në përputhshmëri me këtë Ministri i drejtësisë funksionalisht është i lidhur me gjyqësorin,pranadaj edhe mund të ketë shpërputhje mes funkcionit të Ministrit dhe reformave të gjyqësorit. Është e natyrshme të ketë shpërputhje më në fund apo abuzime të tjera kur pothujse është notor fakti se gjyqësore është dorë e zgjatur e politikës. Edhe aq më rëndë dhe më e papranushme është raporti i gjyqësorit me shqiptarët. Tani e disa vite si legat i së kaluarës ky gjyqësor akoma denigron shqiptarët nëpërmjet proçeseve të sajuara ( vall,si mundet në Evropë të ndodhi që 15 vjet të kalohet në burg,që pastaj të lirohen njerëzit e të konstatohet pafajsia…?). Gjith kjo bëhet e rëndë dhe tragjike gjatë kohës kur dikasterin e drejtësisë e kanë manaxhuar shqiptarët. Non sens e çke me te.
Mirëpo,për tërë këtë hollokaust nuk mund të mbaj përgjegjësi vetëm ky ministër i Drejtësisë. Asnjë pushtetbërës shqiptar apo joshqiptar nuk mund të amanestohet nga përgjegjësija për tërë këto të bëra dhe të pabëra tani e në të kaluarën e largët. E them këtë edhe për një arësye banale ama kuptimplot: Që të mos përsëritet historia,por as Sopoti,Monstra e sa e sa raste të tjera që shkumbohen për drejtësi,shtet të së drejtës dhe barazi me të tjerët. Mjaft është që në emër të gjyqësisë të flasi politika. Kjo është shum e rëndë dhe autori i këtyre reshtave më së miri e ka përjetuar at peshë.
Askush nuk duhet të jetoj me hamendjen se lëvizjet e vendosura të faktorit ndërkombëtar(SHBA dhe BE) për integrimin e Maqedonisë jan të kushtëzuara nga angazhimet e politikbërësve në Maqedoni(përjashtim Zaevit, Sheqerinskës,Dimitrovit), e më së pakti të atyre shqiptar. Tërë këto lëvizje dinamike dhe intenzive janë rrjedhojë e interesave të qytetarëve të Maqedonisë,dhe të interesave gjeostrategjike të miqve tanë të çmuar amerikan dhe evropian.