Ministri nga Kosova shpenzon 8 000 euro për t’i blerë dhuratë dashnores
Dhurata e çmendur e një ministri…Kush është ky ministër?
Deputeti i koalicionit PDK-AAK-NISMA nga radhët e Nismës, Milaim Zeka, ka lëshuar një bombë në një intervistë në “TV Dukagjini”.
Ai së pari është shprehur se do të ishte kandidat shumë serioz për ta udhëhequr Parlamentin, teksa ka shpjeguar se i është ofruar posti ministror për të cilin nuk është i interesuar.
Në lidhje me takimin e djeshëm të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, Zeka ka thënë se presidentit të Kosovës i kanë mbetur dy gjëra: “show mediatik brenda Kosovës dhe dialogu me Serbinë”.
Ai thotë se nuk pajtohet edhe me Pal Lekajn nga AAK, se në takim nuk erdhën ata që i kanë humbur zgjedhjet, ndërsa shton se VV dhe LDK kanë vepruar mirë që nuk i janë përgjigjur ftesës së presidentit, pasi ka qenë një takim formal.
Zekaj ka theksuar se një ministër i Kosovës ka shpenzuar në udhëtim zyrtar 8 000 euro, për t’i blerë dhuratë dashnores së tij.