Ministri Taravari e vizitoi Spitalin e përgjithshëm në Kërçovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari i shoqëruar nga drejtoresha e re e Spitalit të Përgjithshëm në Kërçovë, Biljana Nasteska sot pasdite e vizitoi objektin e vjetër të këtij institucioni publik shëndetësor, por edhe objektin e ri i cili është në ndërtim. Taravari deklaroi se vizita në spital është në kuadër të turneut të tij nëpër të gjitha spitalet në vend me qëllim që prej afër të njoftohet me kushtet në të cilat punojnë ata.

“Si Qeveri përfundimisht siguruam mjete për fazën finale për sendërtimin e spitalit të ri, i cili edhe pse ka filluar në fillim të viteve të nëntëdhjeta të qeverive të kaluara, për fat të keq nuk ka përfunduar. Mund të premtoj se si Qeveri e re siguruam mjete dhe për një muaj do ta shpallim tenderin për fazën përfundimtare dhe se përfundimisht qytetarët e Kërçovës do të bëhen me spital të ri deri në mars apo prill të vitit 2019”, tha Taravari. Ai shtoi se angazhohen që të hapen ambulanca në mjediset rurale, por, siç tha, ballafaqohen me mungesën e mjekëve.StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...