Ministria e Financave në Maqedoni e ndërmorri nismën për PayPal

Ministria e Financave zyrtarisht do t’i drejtohet PayPal që të fillohet procedura për vendosjen e shërbimit “pranim i parave” (recieve) në Maqedoni përmes servisit pagesor Paypal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është konkludimi nga takimi i djeshëm që u mbajt në Minsitrinë e Financave, ndërkaq në të cilin morën pjesë përfaqësues nga Minsitria, minsitritë e Ekonomisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Adminsitratës dhe nga katër banka në Maqedoni, njofton AIM.

”Me këtë do të mundësohet që qytetarët dhe ndërmarrjet në Maqedoni të shesin prodhime dhe shërbime të veta në tregun botëror dhe të kryejnë pranim të pagesave përmes PayPal”, qëndron në kumtesën e publikuar sot nga ana e Login sistemeve të cilët janë iniciatorë për vendosjen e PayPal.StrugaLajm

Kjo nismë do të lehtësojë procedurën e pranim parave për të gjithë qytetarët që do të bëjnë tregti jashtë vendit.StrugaLajm

 

In : Aktuale

Loading...
loading...