Rufi Osmani: Sali Berisha e “shkatërroi” PPD-në
Ish kryetari i Gostivarit dhe i RDK-së, Rufi Osmani mbrëmë në emisionin Klik Plus, duke folur për trazirat e Gostivarit të vitit 97-të, përmendi edhe përçarjen e PPD-së në atë kohë. Ai tha se ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka dërguar njerëz në përçarjen e partive shqiptare në Maqedoni.
“Dilber Brijoni dhe Shaban Memija, kanë qenë njerëzit që mua më kanë bindur të përkrah fraksionin në atë kohë të identifikuar me Arbër Xhaferin dhe Mendu Thaçin, me gjoja tezën se Nevzat Halili dhe grupacioni i tij janë njerëz të dyshimtë dhe janë problematik për shqiptaret. Por ndërkohë ndodhi ndarja e subjektit , kjo përçarje më pas prodhoj fenomene nga më të ndryshme në Maqedoni”, tha Rufi Osmani, ish kryetar i Gostivarit.
Për ngjarjet e Gostivarit në vitin 1997, Osmani fajësoi ish kryeministrin Branko Cervenkovski, si ekzekutor të krimit.
“Ekzekutori i krimit heshtën do të thotë se pranon fajin, mirëpo këtë pranim të fajit ai kur publikisht nuk e ka bërë. E ka pasur obligim për të bërë të kërkoj ndjese familjeve të dëshmorëve , njerëzit të cilit i malltretoj dhe të pranoj ”, shtoi Osmani.
Përgjegjës për këto ngjarje sipas Osmanit, janë edhe partitë politike shqiptare të asaj kohe PPD dhe PDSH.