Miratohet raporti i UNESCO-s

– Qeveria në seancën e sotme e miratoi raportin për shkallën e realizimit të rekomandimeve dhe aktiviteteve të ndërmarra për ta ruajtur statusin e UNESCO-s – Trashëgimi botërore e trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.

Siç kumtoi sot pres shërbimi qeveritar në raportin drejtuar UNESCO-s është konstatuar se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në ruajtjen e statusit të Trashëgimisë botërore për trashëgiminë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit, dhe theksohen përpjekjet me të cilat janë intensifikuar dukshëm aktivitetet për zbatimin e vendimit të Komitetit për trashëgimi botërore, për përmbushjen e rekomandimeve të Misionit të Monitorimit Reaktiv, si dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh me Republikën e Shqipërisë në drejtim të menaxhimit të përbashkët të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit.

Gjatë periudhës së raportit, siç theksohet është miratuar Plani për Menaxhimin me Trashëgiminë Natyrore dhe Kulturore në rajonin e Ohrit (2020-2029), dhe është bërë vlerësim strategjik i mjedisit dhe vlerësim i trashëgimisë kulturore. Shteti, siç thuhet, gjithashtu ka përpunuar një inventar të objekteve të ndërtuara pa leje në territorin e rajonit të Ohrit, duke përmbushur kështu parakushtet për zhvillimin e një Vlerësimi të ndikimit ndaj mjedisit jetësor dhe Vlerësim të ndikimit të trashëgimisë kulturore.

Për më tepër, ka filluar riparimi dhe rehabilitimi i sistemit koleksionist të Liqenit të Ohrit, për çka janë siguruar mbi katër milion euro, fonde shtetërore të parashikuara për punimet, dhe projekti për të riorientuar rrjedhën e lumit Sateska është duke vazhduar.StrugaLajm

Seanca e qeverisë sot konstatoi gjithashtu se Inspektorati Shtetëror për Ndërtim dhe Planifikim Urban është i detyruar ta mbikëqyrë ndërtimin e ndërtimeve të kategorisë së parë në territorin e komunave të Ohrit dhe Strugës, dhe të kontrollojë nëse inspektorët e ndërtesave po i kryejnë detyrat e tyre në përputhje me Ligjin për ndërtim, dhe të dërgojë për gjithë këtë informacion në qeveri deri në seancën tjetër.(koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...