Mirlind Dauti,strugani pritet t’i bashkohet Hajdukut të Splitit

Talenti i Akademisë së Shkëndijës nga Tetova, Mirlind Dauti i lindur më 20 maj të vitit 2001, pas një sezoni të suksesshëm me kuqezinjtë nga Tetova, nga 4 qershori ishte në prova te gjiganti kroat i futbollit Hajduk Split.

Mesfushori i talentuar nga Struga testimet i ka kaluar me sukses të madh dhe tani nga dita e hënë (15 korrik) sërish do të udhëtoj për në stadiumin Poljud në Split, për të nisur fazën e dytë të testimeve.

Mundësitë për të mbetur në Hajduk janë shumë të mira, pasi ai në provat e para ka lënë  përshtypje pozitive dhe drejtuesit e Hajdukut pothuajse janë të gatshëm të nënshkruajnë me këtë shpresë të madhe të futbollit. /lajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...