BLENDI PETROL
Aktuale

Misioni i Ali Ahmetit

BDI në qershor do të mbledh Këshillin e përgjithshëm si organ më i lartë në mes të dy Kongreseve, pati paralajmëruar lideri i kësaj partie Ali Ahmeti në mbledhjen e fundit në selinë partiake në Reçicë, ku u miratuan konkluzat për vijueshmërinë e zbatimit të programit nga ana e ekzekutivit.
Por pas kësaj, në pyetjen se kur mund të mbahet Kongresi partiak, në BDI nuk kanë mundur të parashikojnë një gjë të tillë, “derisa të përfundojnë zgjedhjet dhe emërimet nëpër degë”.
Agjencia e lajmeve INA mëson se në Kogresin e ardhshëm sërish do zgjidhet për kryetarë të partisë Ali Ahmeti. Sipas burimeve brenda partisë së Ahmetit, kjo është kërkesë edhe e kryesisë dhe anëtarësisë së BDI-së.
Burimet theksojnë për INA se Ahmeti do të qëndroj në parti derisa sat ë realizohet misioni I tij, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe përafrimi drejtë anëtarësimit në BE-së.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button