Ja kush paguhen më shumë në Maqedoni
84.452 denarë është rroga bruto për muajin mars në sektorin e transportit ajror, tregojnë të dhënat e paraqitur sot nga Enti Shtetëtor për Statistika.
Me muaj të të tërë të punësuarit në këtë sektor janë me më shumë të ardhura.
Në sektorin për programim kompjuterik, konsultime dhe aktivitete të lidhura marrin 81.128 denarë, 64.397 denarë bruto pagë marrin në sektorin e informatave dhe komunikimeve, 63.617 në veprimtarit financiare dhe aktivitet e sigurimeve. Ndërsa 55.632 denarë bruto është shuma e të ardhurave e të punësuarave në sigurime, dhe në fondin pensional, me përjashtim të sigurimeve shoqërore të detyrueshme.
50 548 denarë është paga punëtorëve në sektorin e aktiviteteve ligjore dhe kontabilitet.
Paga bruto prej 58 411 denarë marrin punonjësit nga aktivitete të tjera profesionale, shkencore dhe teknike.
40 690 denarë bruto marrin punonjësit në sektorin e ndërmarrjeve publike dhe mbrojtje dhe përgjegjësit e sigurimeve sociale.