“Misioni i Politikës”


Rëndom, me rastin e ndërrimit të motmoteve, bëhet bilanci i suskseseve dhe mossukseseve eventuale. Këtë bilanc e bëjnë individët, familjet, ndërmarrjet, institucionet, etj. Vallë, a pyet dikush se si e kemi bilancin ne shqiptarët? Shteti amë, me të gjitha telashet dhe vështirësitë që i ka, i ra tërmeti i cili shkaktoi shumë viktima dhe dëme të mëdha materiale. Sikur të mos mjaftonte tërmeti, që e drodhi tokën, ra edhe tërmeti politiko-diplomatik, minishengen – maxiSerbia, i cili hapi një hendek të madh mes Shqipërisë dhe Kosovës. StrugaLajm


Në Kosovë akoma nuk po formohet qeveria edhe pse kanë kaluar, nga dita e përfundimit të zhgjedhjeve, 3 muaj. Për fatin e keq të Kosovës, një farë Isë po e pengon formimin e qeverisë së Kosovës, sikur të ishte dorë e zgjatur e qrqeve më të errëta kundërkosovare në veçanti dhe kundërshqiptare në përgjithësi.
Në Iliridë akoma më keq. Politikanët dhe subjektet politike të saj janë bërë pikë e pesë, secili në kokë të vetë. Në vitet e 60-ta të qindveçarit të kaluar, një oficer i lartë i NATO-s, kishte deklaruar se më lehtë e ke të mbushësh një thes me pleshta se sa të bashkosh dy shqiptarë. Përse ndodh kështu? Sikur të na ndjek një mallkim! Apo është pasojë e mungesës së aftësisë së vetë organizimit e cila na ka përcjellë gjatë gjithë historisë.
Në kontekst të kësaj, do të theksoj një ngjarje nga e kaluara në kohën e okupacionit. Diku, në një vendbanim, në hapsirën etnike shqiptare, u instalua okupatori me të gjitha mekanizmat dhe instrumentet që i ka një pushtet okupator me ushtri, polici, administratë, financa etj. Qytetarët kishin pritur me padurim fillimin e qëndresës kundër pushtuesit. Të gjitha shpresat ishin përqëndruar tek fisi më i madh. Kjo shpresë kishte një bazë të shëndoshë për shkak se ai fis, në radhë të parë ishte faktor biologjik, kishin më shumë se njëqind burra dhe së dyti ishte faktor ekonomik, pasi kishin sipërfaqe të mëdha tokësore – bujqësore dhe nuk ishin të mvarur nga ndonjë burim i jashtëm. Mirëpo, për habinë e të gjithëve ndodhi paradoksi. Fisi në fjalë, le që nuk kishte sfiduar okupatorin, por pjesëtarët e tij nxituan të parët dhe u vendosën vullnetarisht në shërbim të okupatorit. Një veprim të këtillë ato e bënin me krenari, hapur, me bindje, me vetëdije dhe me ndërgjegje. Bile, pikërisht ato, komandantit okupator i kishin dhënë një titull të lartë.
Kjo ngjarje, duhet të jetë lëndë studimi për filozofin e parë shqiptar, Hysamedin Feraj, i cili është njëherit edhe shqiptari i parë i cili me argumente shkencore i diagnostifikon shqiptarët duke i çliruar ato nga të gjitha mitet dhe legjendat e kota. Vepra e Hysamedin Feraj duhet të hyjë si lëndë e rregullt studimi në të gjitha programet studimore të universiteteve shqiptare, ashtu siç është abetarja në shkollat fillore.
Siç vijnë njoftimet nga vendbanimet i lartëcekur, pinjollët e atij fisi nuk paskan ndryshuar fare, por paskan vazhduar me avazin e vjetër të të parëve të tyre. Mirëpo, që pardoksi të jetë akoma më i madh, bashkëvendasit e tyre më së shumti i nderojnë këto pinjollë në vend që të paktën t’i përbuzin dhe t’i anashkalojnë. Ngjashëm si këto, paradokohe një grumbull i shqiptarëve të mjerë u përkulën para besnikut të vetë deklaruar të Jugosllavisë. Edhe pse ekziston liria e plotë për t’u përkrahur vlerat kombëtare, një pjesë e shqiptarëve i mbështesin ato të cilët ua përgatisin lakun e rrobërisë. Kjo kategori e shqiptarëve nuk e meritojnë statusin e qytetarit të lirë. Ato as që e dëshirojnë një status të tillë sepse ndjehen të lumtur kur janë të nënshtruar.
Kjo kategori njerëzish janë pengesa më e madhe e shqiptarëve për të shkuar përpara. Kjo kategori njerëzish janë “qelizë” kancerogjene në trupin e shëndoshë shqiptar. Nëse kjo “qelizë” nuk mund të emancipohet, atëherë ajo duhet të izolohet, ndikimi i saj në opinionin publik, në institucione dhe në subjektet politike. Alternativë tjetër nuk ka. Ky është një problem që kërkon zgjidhje dhe në qoftë se shqiptarët nuk duan edhe më tej të mbesin të fundit e ballkanit, këtë problem duhet ta zgjidhin me nguti.
Aktualisht shqiptarët nuk luftohen më me metodat klasike të luftës politike. Kundërshqiptarët praktikojnë metoda shumë të sofistikuara nëpërmjet të vetëshkatërrimit të shqiptarëve duke favorizuar shqiptarë që pranojnë të luajnë rolin e urithit, njerëzit e paaftë, të padenjë dhe të pangopur për para të cilët për pesë groshë do të zhduknin çdo nismë për ngritjen dhe bashkimin e shqiptarëve.
Arsimi është në shënjestër. Një pjesë e punëtorëve të arsimit, me apo pa vetëdije, janë duke rrënuar arsimin. Nëse dështon arsimi, ka dështuar e gjithë shoqëria shqiptare. Të gjith “patriotët” të cilët rrijnë dhe shohin sehir u’a kujtoj një thënie të filozofit gjerman Tomas Man i cili thotë: “Zusehen ist nicht existieren” që në përkthim të lirë në shqip do të ishte:” Nëse vetem shikon (pa ndërmarrë një veprim në përmirësim të gjendjes) ti nuk ekziston (dmth nuk je i gjallë)”. I’a vlen të përmend edhe mendimin e liberit tibetian Dalai Lama i cili thotë: “ Indiferenti që nuk shqetësohet as për të mirën e tjerëve, as për shkaqet e lumturisë së tij të ardhëshme, mundet vetëm të përgatisë fatkeqësinë e vetë”.
Në këtë vorbull të luftës për pushtet dhe para, politika merr të gjithë peshën e përgjegjësis para Perëndisë dhe historisë për dështimin në misionin që ka marrë përsipër. Është koha e fundit që politika shqiptare të çlirohet nga matrapazët, të paaftit dhe t’ua lëshojë vendin intelektualëve me kapacitet filozofik për t’a çuar misionin deri në fund.
Ida TrenaStrugaLajm


Loading...
loading...