Mitat Bogdani:Si i njoha struganët e parë

Mitat Bogdani

StrugaLajm

StrugaLajm

Fundviti 1991 rastesia bëri që të kisha nderin të takohesha me nje grup të përndjekuish politik tē ish jugosllavisë M. Ismaili, M.Lumani,A. Dauti,My.Ismaili, kishin kaluar ilegalisht kufirin shqiptaro- shqiptar nga fshatrat e Strugës për në Rrajcë Shqiperi. Ky ishte kontakti i parë me njerez që kishin vuajtur burgjet sllave e mendonin për çështje kombëtare. Kah shkurti i vitit 1992 keta djem edhe shumē shokë te tyre bashkëvuajtës të burgjeve sllave duhej të lajmëronin një person nga Kosova qe ishte ne Tiranë se I rrezikohej jeta nga agjentura sllave. Ky grup përbëhej nga 16 vetë.Nga fshati Ladorishtit pšr në Rrajcë rruga ishte shumë e vēshtirë kishte rënë shumë dëborë e duhej që të ndërroheshim te hapnim deborën e rënë. Në të gdhirë mbërritëm ne fshat na duhej të udhëtojmë për Tiranë.Fatmirësisht në Përrenjas Arjan “Jani,, Topi kishte nje furgon që mund të na dërgonte në Tiranë. Mbërritëm me Tiranë duhej të bënin një tel me personin që duhej të takonin në
atë kohë tek Hotel Dajti mund të bëje tel më kollaj edhe pse shtrenjtë M. Lumani pasi bën tel dhe del nga dera e H. Dajtit më thotë se ne hollin e Hotelit kishte parë agjent të sigurimi sllav. Takimi me personin e duhur u bë me Restorant Rugova në rrugën “Myslym Shyri,, menjëherë mbas takimit njeriu që duhej të informohej se i rrezikohej jeta u largua jashtë vëndit për Zvicër. Kthimi për në fshatrat e Strugës u bë më i vështirë nga dëbora e shkurtit të ati viti grupi vazhdoi rrugën për në fshatin Fërngovë në të hyre të fshatit afër Xhamisë forcat policore kishin kapur disa fshatarë nga Shqipëria ndërhyrja e këtij grupi bëri që forcat policore të largohen nga fshati të tronditur por pa e marrë vesh se nga kush. Më vonë mora vesh se personit që i rrezikohej jeta ishte Xhavit Haliti.Respekt për të gjithë ata që dhanë Jetën e kontribut për clirimin e Dardanisë.


Loading...
loading...