MJERIMI I SHQIPTARËVE VJEN NGA QË JEMI KAQ TË SHPËRNDARË

MJERIMI I SHQIPTARËVE
QË JEMI KAQ TË SHPËRNDARË

Shkruar nga: prof. dr. M. Musai StrugaLajm

Mjerimi i shqiptarëve etimologjinë e ka shumë të vjetër, të pakuptimtë dhe të pashërueshme nëse vazhdojm edhe mëtutje kështu. Shumë popuj në Botë dijnë të organizohen dhe të besojnë në Zotin e tyre, në herojt, heroinat, intelektualët, dashurinë kombëtare, në himnin e tyre, duke u betuar në flamur se shtetin do ta çojnë përpara. Për çudi edhe ne shqiptarët i kemi të gjitha ato vlera, por ndonjë supervlerë na mungon, që jemi kaq të mjerë, të shpërndar, të mbushur me energji negative, me urrejtje midis vedi, të përçarë, të ndezur për gjakderdhje, shkojmë deri në pikën më kulminante ekstreme, gjithçka apo azgja. Më shumë i besojmë armikut se vëllaut, gënjeshtrat i kemi shumë bukur të thurura, më zi se ato të sllavëve, prej tyre mësuam gënje, premto dhe azgjë mos realizo. StrugaLajm


Me të gjitha këto marifete kemi rritur interesin personal, lokal dhe të pakontrolluar. Vazhdojm të jemi të dashuruar pas mustaqeve, ballukeve, surratëve hileqar, pyesi vehten pse ndodh gjithë ky boshllëk ?!
Medoj se është koha e fundit e durimit magjik, jemi ba si struci, kur sheh rrezikun fut kokën në zall, kurse bythen e len jasht, kjo dukuri biologjike është mjerim, është turp. Fjalën e kam për politikanët e papërgjegjshëm pa ndjenja dhe pa dashuri kombëtare. I mjer është populli shqiptar me të gjitha ata vuajtje që i përjeton, në rradh të parë, rëndojnë varret e të gjithë atyre që ranë me gojëhapuir për liri dhe dashuri midis shqiptarëve. O politikan profitera, a nuk u ngopët duke e rrjepur këtë popull !. Populli i shkert, është mjelur dhe rrjepur, nuk ka çka me i rrjep, prandaj tash vetëm hik dhe hik duke e lën vatanin.
Shtëpit kan ngelur pa njerëz, nuk dëgjohen nuinulla, qarje fëmijësh, në shkolla fëmi nuk ka. Në shumë shtëpi ka pleq të pamundshëm të cilët ofkëllojnë dhe ankohen , i kan sytë me lot, plot mall dhe dhimbje. Dasma si dikur me gëzime nuk bahen të trashëgohet çifti dhe ta gëzojnë vatanin, o njerëz nuk ka, urata është zoti hairin atje ku do të shkojnë.
Cilin hair të shërbetorit, pastruesit, të injoruarit ose të gjithë atyre që vuajnë me mall dhe dashuri për vendlindjen, të cilën e shohin në andërr me sy mbyll, por edhe duke punuar me sy çelur.
Ju disa politikan shqiptar, si nuk turpëroheni kur dëgjoni hudhëheqësit perëndimor, në punë shkojnë me biçikleta, në këmbë pa truproje, pa arm dhe pa kallasha edhe pa dashnore. Japin dorëheqje për ndonjë ndjenjë shumë të vogël, pse autoriteti i tijë, nuk ka ndikuar që ai gabim të zgjidhet dhe ashtu të rritet besimi dhe mirëkuptimi në popull me tolerancën.
Jemi lodhur duke u share dhe duke u kërrcënuar, në të gjitha takimet të natyrës publike, në ekrane TV, radio, shtyp, mbledhje, tubime dhe në gara politike. Përse kandidatët dhe partitë politike nuk shpalojnë Programe ekonomike, politike, sociale, kulturale, arsimore, me qëllim që gara midis partive politike dhe kandidatëve të jetë shpresdhënëse dhe obligative, të dihet se i ke premtuar popullit, zhvillim jo hakmarrje. Gjithëkundi dëgjhohet zëri i çjerrur, i mjerimit, i dhunës dhe hakmarrjes, të gjitha ato dëgjohet me epërsi, për turp të zotit, duke u share, nanën këti dhe babën ati. Ne nuk na duhen kapobandit por na duhen njerëz të cilët meditojnë dhe mendojnë se kan aftësi dhe do të na bashkojnë me të gjitha vlerat dhe mundësitë. Jemi bërë gazi dhe turpi i botës, askush nuk na beson. E them mjerim se intelektuali, njeriu i cili din të krijoj dhe din të mendojë, është i mbytur prej lakmitarëve dhe profiterëve analfabet dhe nuk mund të japi zgjidhje.
Zgjedhjet politike duhet të krijojnë ashtu bindje politike te votuesi se vota nuk jipët për hater dhe dashuri familjare, por për interesa kombëtar dhe dalje prej kësajë situate, ose prej kësajë gjendje kaq të rënduar politike. Fitorja për deputet, minister, Kryeministër, Kryetar shteti nuk është individuale dhe grupore, shteti nuk është pron private dhe lakmi interesi. Pra fitorja është e përbashkët edhe e atrye që kandidati i tyre nuk fitoi, por mori pjesë në gara për zgjedhje. Fitorja është e përbashkët është e popullit dhe populli u thot zgjedhësve na prini. Nuk duhet me e personifikuar shtetin, ah pse nuk fitova unë e dija çka do ti bëja pales tjetër. Ky mendim është mjerim dhe mallkim. Këto bindje dhe hakmarrje nuk kanë të sosura.
Shqiptarët duhet të jenë të gjithë të barabart si banor, në Kushtetutë, në ligje, punësime sipas aftësive dhe shkollimit, jo sipas dukurive tepër primitive me bindje negative që nuk sqarohen. Gjithëmon i mjerë do të mbetet ai popull pa zhvillime, nëse ka ashtu pretendime aq primitive. Hakmarrja, urrejtja, dhuna, dhe dukurit tjera primitive nuk kan të sosura. Të gjitha ato i neutralizon vetëm dashuria dhe mirëkuptimi për njëri tjetrin.
Kemi shumë nevoj për Shqipëri demokratike dhe jo me bindje marksiste-leniniste, apo ku ta dij çka të përmendi. Ishte viti 1990 kur ra komunizmi si ideologji, por kopilat komunist edhe sot pas aq vitesh, nuk kanë të sosur në Shqipëri, Dardani dhe Iliridë. Dikur qytetari shqiptar për të dalur në Europë dhe në Botë i duhet të dinte shumë gjuhë, tash shqip meresh vesht ku të duhesh, se shqiptar gjen edhe atje në fund të detit dhe oqeanit. Jemi bërë lanet e lam vatanin dhe hikim aq large sa nuk ta mer mendja.
Për kurozitet e tregoj se kjo më ndodhi dikur me një shokun tim të ndjer Arif Vincën, në vitin 1986, ishim duke punuar në ishullin Hvar të Kroacisë, atij i them se këtu jemi si të humbur, nuk ka shqiptar. Arifi u qesh dhe ende pa ma dhan përgjigjen, ndala kamionin Mercedesin si isha duke u vozitur, pash do njerëz që punonin punë bujqësie. Ata duke punuar kishin lëshuar radion dhe dëgjonin muzik. Për momentin dëgjoja kangën ku po shkon moj rrushja e lalës. U habita dhe me kurreshtje i pyeta, se prej nga janë. Më than se jemi Kosovar nga Peja dhe punojmë për hallin tonë në bujqësinë. Më erdhi shumë keq, por atëherës Kosova ishte nën okupimin e Serbisë. Tash kosova nën cilin okupim është, që shqiptarët vetëm boshatisin vendin. Kurse kanga Ku po shkon moj rrushja e lalës nuk ka të sosur …
Ai moment shumë here më kujtohet dhe më përsëritet se ku po shkojnë shqiptarët, me siguri në rrugën e pakthimit…
Shtrohet pyetja kush janë fajtorë për të gjitha këto anomali kaq negative: padyshim organizimi i keq i shtetit, mos interesimi ta zhvillojnë ekonominë, të zhvillohet miniekonomia, të jepen fonde për zhvillime ekonomike. Arsimi sa më cilësor, punësimet të bëhen sipas aftësive dhe diplomës, jo sipas klaneve dhe hakmarrjes.
Kam shumë besim dhe ngeli në shpresë, se Kosova kësajë here do të voton me BESË, për qëllimin e shenjt. Kosova gjithëmon ka pasur besën dhe burrni, kan bërë shumë vepra me vlera të mëdhaja kombëtare edhe atëherë kur nuk kan pasur shtet.
Rrobëria me paragjykime të errëta, të sehirxhijëve, interesxhijve profiterëve, Kosovës nuk i duhet.
Kosovës i uroj fitoren më 6 tetor, me bindje lakmuese, për të gjithë shqiptarët.


Loading...
loading...