Moderatorja shqiptare qethet tullace: Mos u bëni skllave të parukerive, tregoni që s’ju rruhet

Moderatorja shqiptare, Kostana Morava është qethur tullace dhe pamjen e saj të re e ka treguar me një video të postuar në Facebook. Me veprimin e saj, Kostana jep edhe një mesazh për vajzat duke i këshilluar ta duan veten siç janë, të mos bëhen skllave të parukerive dhe se duhet të rebelohen vërtet duke treguar simbolikisht shprehjen që nuk ‘u rruhet fare’.

Statusi i Kostanës: “Vitmari mendoi qe kjo foto eshte me e bukur nese i shtonte disa zemra (artist mo dhe une e dashuroj naivitetin e artisteve) por une ndjej se dua te jap nje mesazh me veprimin tim te ‘çmendur’ (per mua eshte krejt normal si veprim) pertej zemrave dhe dashurise tone.

Kohet e kaluara ne shkeputje nga bota duhet t’ju kene mesuar qe liria dhe lumturia vijne nga brenda. Nese nuk e keni mesuar ende atehere me vjen keq per ju por sdo e mesoni kurre.

Dua ti them te gjitha vajzave dhe grave qe nuk ka nevoje te jesh e bukur per tu ndjere e lumtur apo e realizuar dhe veçanerisht vajzave ne te 20 te cilat jane klientet me te medha te kirurgeve estetike.StrugaLajm

Dua t’ju them qe nuk eshte e nevojshme te jeni skllave te parukerive, qendrave estetike apo kirurgeve plastike per tu ndjere mire me veten dhe te pranuara nga nje pjese vulgare e shoqerise.StrugaLajm

Perkundrazi, ju duhet te rebeloheni pa qene nevoja qe rebelimin ta tregoni me shale apo gjoks zbuluar. Revolucioni seksual ka kaluar me kohe.
Pa qene nevoja ta tregoni rebelimin me refuzimin e puneve te shtepise (qofte edhe simbolikisht) por duke i bere punet dhe duke mos u ndjere sherbetore.

Sa per burrat, nese keni afer burra qe ju detyrojne te ndryshoni pamjen per te kenaqur ata vete epshin e tyre seksual duhet ta dini qe ata burra nuk bejne per ju. Ata burra e kane vendin ne bordello dhe jo ne familje apo lidhje dashurie. Lerini keta burra.

Rebelimi i vertete vjen kur jeni aq te lira brenda sa per boten, me falni per shprehjen, s’ju rruhet fare aq sa simbolikisht mund te rruani edhe koken tuaj.
E nqs nuk e beni dot se keni arsye apo argumenta ‘largohuni nga faqja ime sa më shpejt’….”

In : Aktuale

Loading...
loading...