Modifikohet Golf 8, vjen me rrotat dhe amortizatorët e rinj

Kompania gjermane e cila merret me modifikimin e veturave, Null Bar, përmes një postimi në Facebook është lavdëruar se ka modifikuar gjeneratën më të re të modelit legjendar të Volkswagenit, Golf, shitja e të cilit tashmë ka filluar në tregun gjerman.

Kjo kompani, për Volkswagen Golf 8 ka zgjedhur amortizatorët KW “Ari Lift” si dhe set të ri të rrotave 20-inçësh “OZ Superturismo Evoluzione”, transmeton Koha.net.

Tani për tani, ekipi i Null Barit është kufizuar vetëm në amortizatorët KW “Air Lift” dhe rrotat “OZ” nga alumini.StrugaLajm

Gjeneratën e 8-ë të Golfit, Volkswageni e ka lansuar më 24 tetor në Wolfsburg, Gjermani.StrugaLajm


Loading...
loading...