Mot me diell, me vranësira lokale dhe erë të dobët

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla lokale. Do të fryjë erë e dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri 19, ndërsa ajo e ditës prej 30 deri 37. Indeksi UV do të jetë 9.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të dobëta dhe me erë të dobët veriore. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri 17, ndërsa ajo e ditës deri 35 gradë.StrugaLajm

Gjatë fundjavës, si dhe javës së ardhshme pason mot stabil, me diell dhe më i ngrohtë me rritje graduale të temperaturave ditore. Mot më i ngrohtë pritet nga mesi i javës së ardhshme të punës, kur temperatura ditore e ajrit do të arrijë deri 40 gradë. Të dielën dhe të hënën pasdite në pjesët perëndimore do të ketë kushte për paraqitje të rrallë të reshjeve  të shkurtra të shiut dhe bubullima.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...