Abedin Zymberi godet Hoxhën: Mos i fut hundët aty ku s’duhet

Ish-deputeti i Parlamentit të Maqedonisë, Abedin Zymberi ka reaguar ashpër ndaj hoxhës Fatmir Latifi, i cili gjatë një ligjerata fyen rëndë figurën e shkrimtarit Ismail Kadare, njofton agjencia e lajmeve INA.

“Të nënçmoshë një figurë me renome botërore siç është Kadare, është më shumë se turp. S’di këta hoxhallar çfarë misioni kanë, ti ofendojnë njerëzit apo ti bindin njerëzit, ti përçajnë ata duke i futur në konflikte apo duhet ti bashkojnë dhe të jenë shembull i unitetit dhe bashkImit e jo përçarjeve. Jam praktikues i fesë po spo muj ti duroj kto far hoxhallar që nuk mbetën vend pa i fut hundët”, është shprehur Zymberi duke komentuar shkrimin e botuar nga agjencia e lajmeve INA.

Imami Latifi e quan Kadarenë ‘ateist’, madje tregon për një rast sesi ky i paska kërkuar Ramiz Alisë që të mos lejojë hapjen e xhamive (sic!).StrugaLajmStrugaLajm

“Faktet po dalin, elhamdulillahi rabbil alemin. Ky Ismail Kadareja ka shku te Ramiz Alia dhe i ka thënë ‘lejoja katolikëve dhe ortodoksëve kishat, e për myslimanë nuk ka sepse të gjithë janë ba ateista. Mos i hap xhamiat se nuk ka kush të hyjë në to. Por Allahu azauexhel këtë fjalë e paska ni dhe i ka shti në xhami njerëzit…”, thotë Latifi derisa shpërthen në ngashërim.StrugaLajm

Askush nga xhemati i pranishëm në ligjeratë nuk dënjon të pyes imamin, por as ky nuk merr mundin të shpjegojë se cilat fakte flasin që Kadareja paska pasur bisedë me Ramiz Alinë për çështjen e hapjes së xhamive.

 

In : Aktuale

Loading...
loading...