MPPS: E shtuna, 14 dhjetori, ditë pune edhe për kopshtet

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale ka njoftuar se 14 dhjetori do të jetë ditë pune edhe për kopshtet në territorin e shtetit, për shkak të vendimit të cilin e solli Qeveria ajo ditë të jetë ditë pune për të punësuarit në institucionet shtetërore, me çka do të punohet 2 janari 2019 që ishte shpallur si ditë jopune në institucionet shtetërore.

“MPPS i ka njoftuar administratën e kopshteve se pas vendimit të sjellë nga ana e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e saj të 167-të se më 14 dhjetor 2019 e shtunë do të jetë ditë pune për të punësuarit në institucionet shtetërore, nevojitet edhe zbatim i saj nga ana e administratës publike komunale- kopshtet e fëmijëve. Konform vendimit, 14 dhjetori 2019 do të punohet për 2 janarin 2019 i cili ishte shpallur ditë jopune për të punësuarit në institucionet shtetërore”, theksohet në komunikatën e Ministrisë.

Nga MPPS informojnë se kanë njoftuar kopshtet se fëmijët që kanë nevojë për kujdes më 14 dhjetor duhet të pranohen në kopshtet e fëmijëve dhe konform saj, i kanë angazhuar të bëjnë organizim për pranim dhe kujdes të fëmijëve.

“MPPS i ka informuar kopshtet të njoftojnë prindërit se kujdesi për fëmijët do të organizohet në një nga objektet e institucionit. Rekomandohet prindërit me kohë të njoftohen në cilin objekt do të kryhet kujdesi për fëmijët”, theksohet në kumtesë.

Sipas vendimit të Qeverisë të shtunën më 14 dhjetor të punësuarit në sektorin publik do ta zbatojnë aksionin për pastrimin e mjedisit jetësor “Administrata pastron me Mos u bëj mbeturinë” me qëllim ngritjen e vetëdijes për mjedis të pastër.

shtuna, 14 dhjetori, ditë pune edhe për kopshtet

Publikuar 12:44 12 Dhjetor, 2019ShareStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...