Aktuale

A më mirë Ali Ahmeti të largohet nga politika, apo të mbetet edhe më tej?

Më 22 dhjetor BDI ka caktuar Kongresin e saj të katërt partiak, në të cilën do të zgjedhet kryetari i kësaj partie. Në margjina të vëmendjes së opinionit, është hapur një mini debat nëse Ali Ahmeti duhet të rizgjedhet kryetar i BDI-së, ose duhet të largohet.
Ky debat, nuk tërheq vëmendjen sikur në të kaluarën, sepse BDI tani është një subjekt dukshëm i dobësuar, mbijetesa e të cilit nuk varet më nga shqiptarët ku ka humbur dukshëm mbështetjen, po nga përkrahja e partive maqedonase.
Për këtë arsye as kongresi i BDI-së nuk është top-temë, siç ishte në të kaluarën.
Por sa i përket largimit të Ali Ahmetit ekzistojnë debate kundërthënëse. Funksionarë të BDI-së thonë që largimi i tij nga skena, do të ishte humbje për shqiptarët, gjë me të cilën nuk pajtohen shumë analistë të pavarur shqiptarë.
“BDI-ja është ajo që ka vulën e çdo suksesi në Maqedoni… Do të ishte humbje e madhe për shqiptarët largimi i Ali Ahmetit nga BDI-ja. Nuk ka privilegj më të madh që një i ri të jetë pjesë e shkollës politike të BDI-së dhe Ali Ahmeti. Ky është privilegj i madh”, ka deklaruar zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani.
Meqë bëhet fjalë për funksionar të BDI-së, që dyshohet për vepër penale, mendojmë se qëndrimi i tij nuk është aspak real, e as neutral, e madje mund të jetë qëndrim manipulues për përfitim personal. Për këtë arsye ju sjellim edhe qëndrimin e analistit të njohur Xhevdet Hajredini, i cili për dallim prej Osmanit vlerëson se me largimin e Ahmetit nuk humbin shqiptarët, por vetëm funksionarët e BDI-së që fitojnë tenderë.

“Shumë gabon një kirurg kur thotë se ‘do të ishte humbje e madhe për shqiptarët largimi i Ahmetit nga BDI-ja’. Humbje e madhe do të ishte vetëm për ata të BDI-së të cilët kanë përfituar nga parimi ‘sa më afër liderit, aq më afër tenderit’.”, thekson Hajredini, për të vazhduar:
“Ky parim, është pa dyshim një nga ata sukseset e Maqedonisë që e kanë vulën e BDi-së, për të cilët flet B. Osmani në një emision televiziv”.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button