Në Strugë nis konferenca “BASHKË DREJT YJEVE”

Për: Mediat e shtypura dhe elektronike
Lënda: Njoftim për media

Të nderuar,​

Sot, 12.12.2019 ( e ejnte), fillon konferenca vjetore e Sekretariatit për Çështje Evropiane, “BASHKË DREJT YJEVE”, e cila mbahet në Hotle “Izgrev” në Strugë, me fillim në ora 10:00. StrugaLajm

Panelin kryesor të konferencës, të titulluar “Gjendja me integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sfidat dhe mundësitë pas Samitit të tetorit të BE-së”, do ta hap Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndërkaq fjalen e tyre do ta kenë edhe Xhulian Vasal, Zëvendës shef i Delegacionit të BE-së në vend dhe udhëheqës i njësisë për Çështje Politike, Amer Kapetanoviq, shef i njësisë politike në Këshillin për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Ervan Fuere, Euro-ambasador i mëparshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe Fransua Lafond, dhe Zolltan Marku, Keshilltarë të ZKQRMV Osmani të deleguar në SÇE, nga Qeveritë e Francës dhe Hungarisë.
Në Konferencën vjetore të Sekretariatit do të bëhet prerje e arritjeve të deritanishme në fushat e integrimeve evropiane, si dhe do të hapen temat lidhur me perspektivat dhe pritjet nga Komisioni i ri Evropian, iniciativat të vendeve kyçe anëtare për ardhmërinë e evropës, si dhe mundësitë e SÇE-së dhe në përgjithësi të vendit, për harmonizimin e perspektivativave të reja evropiane.

In : Aktuale

Loading...
loading...