Mrekullia në zemër të virusit në Itali: Një fshat i tërë është imun nga koronavirusi (VIDEO)

Një fshat në Lombardi, në mes të epiqendrës së pandemisë së koronavirusit, nuk ka asnjë rast me të infektuar. Vallë a bëhet fjalë për një mrekulli?

Ferrera Erbognone është lokacion i vogël në Lombardi. Shtrihet në mes të epiqendrës së koronavirus të Italisë – por ende nuk ka pasur asnjë rast të vetëm, raporton “Euroneës”, transmeton Shtegu.com. Vallë, a bëhet fjalë për ndonjë “mrekulli” apo thjesht për një rastësi?

Rreth 1.000 banorë jetojnë në fshat, shumica e tyre janë mbi 60 vjeç. Pra, një pjesë e madhe e banorëve në të vërtetë i përkasin grupit të rrezikut. “Ndoshta tashmë të gjithë kemi antitrupa të zhvilluar. Sepse dalim normalisht, nuk kam asnjë shpjegim tjetër”, thotë një grua në rrugë.StrugaLajm

Kryetari i bashkisë, Giovanni Fassina, dëshiron të përdorë testet e gjakut për të përcaktuar nëse shumica e banorëve kanë kontraktuar me patogjenin Covid 19 dhe tani janë imunë: “Duam të kontrollojmë se sa persona kanë qenë pozitivë dhe të vijnë në kontakt me virusin për të bërë një studim të antitrupave më vonë, por kjo do të marrë ca kohë”.

Deri atëherë, shumë prej banorëve preferojnë të qëndrojnë vigjilentë. “Unë jetoj vetëm dhe ende kam frikë nga virusi, kështu që gjithmonë mbaj një maskë”, ka deklaruar një banore e fshatit.StrugaLajm

Banorët e tjerë flasin për një “mrekulli”. Aktualisht, askush nuk ka ndonjë shpjegim më konkret. Për ta është e qartë: Një shpresë e vogël në mesin e raporteve të tmerrit është e mirë, në veçanti për të gjithë italianët.

In : Aktuale

Loading...
loading...