MSH:Ja qytetet nga jane 90 te prekurit me koronavirus ne Maqedoni

Nëntë pacientë të prekur me COVID-19 kanë ndërruar jenë në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, informon Ministria e Shëndetësisë. Pesë nga Shkupi, 2 nga Tetova, 1 nga Ohëri dhe 1 nga Gostivari.

StrugaLajm

Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në 24 orët e fundit nga gjithsej 665 teste të bërë, 90 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin Korona, transmeton “KOHA”. 36 raste të reja janë regjistruar në Shkup, 4 në Tetovë, 10 në Strugë, 2 në Kumanovë, 8 në Shtip, 2 në Manastir, 2 në Veles, 13 në Ohër, në Gostivar 1, Krushevë 1, Koçnë 2, Probi Shtip 1, Demir Hisar 1, Sevti Nikolë 2, Resnje 6.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 5196 pacientë, numri i të shëruarve është 1974, ndërsa janë regjistruar edhe 247 të vdekur. Aktualisht, raste aktive me koronavirus ka 2975

In : Aktuale

Loading...
loading...