MSH:Struga 2 raste, Maqedonia 129 të infektuar me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 119 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 2065 mostrave.

Në Shkup janë regjistruar 53 raste të reja, në Kumanovë-9, Shtip-4, Prilep-13, Tetovë-4, Strugë-2, Veles-1, Manastir-1, Ohër-1, Gostivar-6, Kriva Pallankë-1, Radovish-1, Koçani -3, Pehçevë-2, Berovë-5, Delçevë-6, Shën Nikollë-3, Kërçovë-3, Negotinë-1.

Si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga Covid-19 kanë vdekur pesë pacientë. Dy pacientë nga Shkupi të moshës 49 dhe 50 vjeçe, një paciente nga Tetova në moshën 64 vjeçare, pacient nga Kumanova në moshën 63 vjeçare si dhe një pacient nga Prilepi në moshën 82 vjeçare.StrugaLajm

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 297 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 578.StrugaLajm

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 13,914 persona.

Prej tyre, 10,507 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2.829.

In : Aktuale

Loading...
loading...