MSH:Struga 4 raste, Maqedonia 159 të infektuar me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot për 5 pacientë të vdekur dhe 159 të infektuar me koronavirusin e ri brenda 24 orëve.

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 2018 mostrave.

Në Shkup janë regjistruar 45 raste të reja, Kumanovë-26, Dibër-9, Shtip-10, Prilep-12, Tetovë-5, Strugë-4, Veles-4, Manastir-2, Ohër-2, Kavadar-7, Gostivar-6, Gjevgjeli- 3, Strumicë-4, Krivogashtani-6, Koçani-2, Probishtip-2, Pehçevë-3, Berovë-1, Dellçevë-3, Kratovë-1, Shën Nikollë-1, Kërçovë-1.

Si pasojë e komplikimeve me Covid-19 jetë kanë ndërruar 5 pacientë. Një pacient nga Shkupi (61), dy pacientë nga Dibra (43 dhe 86), një pacient nga Kërçova (62) dhe një pacient nga Demir Hisari (70). Të gjithë pacientët kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.StrugaLajm

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 212 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 590.StrugaLajm

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 14163 persona.

Prej tyre, 10,933 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 2640

In : Aktuale

Loading...
loading...