Muhamed, emri më i populluar në Britaninë e Madhe në 2019

Faqja britanike e prindërve, Baby Center, ka zbuluar emrat më të popullarizuar të foshnjave nga viti 2019, bazuar në trendet e reja.

Burimi digjital i prindërimit, i cili u ofron prindërve këshilla për çdo gjë, ka zbuluar se kultura popullore dhe dëshira për t’u kthyer në periudha më të qëndrueshme po ndikon në emrat që prindërit po u vendosin fëmijëve të tyre, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, emrat më të populluara të vajzave për këtë vit në Britani mbetet Olivia, dhe Sofia.StrugaLajm

Për djemtë, Muhamet mban vendin e parë, ndërkohë që në vendin e dytë radhitet Noa.StrugaLajm

Sipas faqes së prindërimit, ndryshimi i klimës ka ndikuar gjithashtu në procesin e emërtimit të foshnjave. /Lajmi.net/


Loading...
loading...