Mungesa e ujit të pijshëm, struganët në protestë

Banorët e Strugës paralajmërojnë protesta të shtunën në orën 11 të mëngjesit, pasi thonë se situata me furnizimin me ujë në qytet është e padurueshme. Thonë se gjatë pandemisë, autoritetet lokale i kanë lanë pa furnizim normal dhe të vazhdueshëm me ujë të pijshëm. Prej disa ditësh, i gjithë qyteti ka mbetur pa ujë nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit kurse uji që ata e marrin gjatë ditës, është me presion të ulët.- Advertisment –

Ne vendosëm ta ndërmarrim këtë hap sepse ky problem është zvarritur për një kohë të gjatë, ndoshta me vite. Ky problem duhet të zgjidhet. Nuk mund të jetojmë pa ujë, me fëmijë, me të moshuar. Duke mbushur shishe. U kthyem shumë mbrapa me kohë. Jemi qytet i dy ujërave kurse jemi pa ujë- deklaroi Dejan Jankoski, organizator i protestave

Kjo ndodh në dhjetor kur nuk është verë dhe gjatë pandemisë, kur shprehitë tona të higjienës duhet të jenë në nivelin më të lartë, dhe kjo pa na pamundësohet. Të gjithë duhet të ankohen kundër kësaj- pohoi Milena Bllazheska- organizatore.

Qytetarët thonë se për shkak të kësaj nuk mund t’i plotësojnë nevojat më elementare. Ky problem thuhet se zgjat gati një muaj.

Ku e lokalizoj problemin? Kryesisht në vetëqeverisjen lokale. Ashtë turp të thuash se si funksionojmë. T’ju marrë në shtëpi te unë, kam mbi 50 shishe ujë, sepse nuk e dini kur mund të ndalet uji. Apeloj për autoritetet të marrin seriozisht problemin. Dhe në fund, të marrin përgjegjësi”.

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” thotë se në mbrëmje ka kufizime të ujit, në mënyrë që qytetarët të marrin ujë gjatë ditës. Arsyeja për këtë ishte gjendja e dobët hidrologjike, për shkak të së cilës burimet nga ku furnizohet qyteti dhe vendbanimet kanë qenë 85% bosh. Nga gjashtë stacionet e pompimit funksionon vetëm një.StrugaLajm

Ndërmarrja publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi”- Strugë

“Ne jemi duke përgatitur projekt për të gjetur burime të reja, që ta zgjidhim këtë çështje. Shpresojmë të përmirësojmë situatën hidrologjike. Defektet e shpeshta në rrjetin e furnizimit me ujë janë për shkak të infrastrukturës së vjetër”.

Për më tepër, “Ujësjellësi dhe kanalizimi” njofton se në disa lokacione, për shkak të shiut të fundit, uji është turbulluar dhe u bëjnë apel qytetarëve që të mos e përdorin.

Miki Trajksoski

In : Aktuale

Loading...
loading...