Mustafa Zabzuni i dorëzon Zuber Musait lejen e ndërtimit të kanalizimit të Frëngovës

Komuna e Strugës siguron lejen për Kanalizimin e Frëngovës –

Sot Kryetari i Komunës së Strugës , Mustafa Zabzuni i dorëzoi përfaqësuesve të Bashkësisë Lokale – Frëngovë një kopje të lejes së plotfuqishme për ndërtimin e kanalizimit të Frëngovës .
Kryetari i Komunës së Strugës Mustafa Zabzbuniv në prani të Sekretarit të Komunës së Strugës, z. Krenar Lloga, Shefit të Urbanizmit z. Resul Hani, Drejtorit në NPK Komunalja z Garip Kaba priti Kryetarin të Bashkësisë Lokale-Frëngovë, z. Zyber Musai dhe përfaqësuesit e tjerë, ku më pas u ndal tek procesi se si u përzgjodh Frëngova për këtë projekt të rëndësishëm .
‘’Mjetet janë siguruar për ndërtimin e kanalizimit , kurse tashmë jemi në hapat e fundit për zbatimin e tij’’I ka njoftuar të pranishmit vetë kryetari.
Pas shumë proceseve m ë në fund u mor dhe leja për hapjen e procedurave të tjera që lidhen me zbatimin e këtij projekti me rëndësi të lartë.
Kryetari i Komunës së Strugës njëzëri me shefin e Urbanizmit z. Resul Hani gargantuan se cilësia e punimeve do të jetë në nivel dhe se nuk do të tolerohet asnjë abuzim gjatë punimeve.
Komuna e Strugës nuk do të tolerojë atë çfarë qeveria toleroi në Dollogozhdë e Livadhi- u shpreh shefi i urbanizmit, z. Resul Hani.StrugaLajm

Përfaqëesuesit e Bashkësisë Lokale – Frëngovë falenderuan edhe njëherë Kryetarin e Komunës së Strugës duke pasur parasysh se po i hapet rrugë këtij projekti kaq të rëndësishëm për banorët e asaj ane.
Në fund Kryetari Zabzuni u dorëzoi përfaqësuesve të Bashkësisë Lokale – Frëngovë një kopje të lejes së ndërtimit duke uruar që procesi të përfundojë me sukses.StrugaLajm

received_10213336225348859received_10213336228108928

In : Aktuale

Loading...
loading...