Qeveria e Maqedonisë ka aprovuar kërkesën e Komunës së Strugës për ndarjen e mjeteve për mblerjen e presës për kompresimin e mbetjeve,të kamionit dhe ngarkuesit mjete me të cilat do të bëhet transportim i mbeturinave të Strugës në deponinë e Shkupit.Me këtë vendim deponia problematike e Strugës do të dali jashtë funksionit konfirmon kryetari i Komunës së Strugës Mustafa Zabzuni.Ai për Strugalajm.com potencoi se këtë vendim ia ka komunikuar vet kryeministri Zoran Zaev i cili i ka siguruar se mjetet do të alokohen në ditët në vazhdim .Zabzuni siguron se me këtë vendim do të zgjidhet njeherë e mirë çështja e deponisë dhe do të marr fund ndotja në Strugë pasi mbetjet do transportohen në Shkup deri në ndërtimin e Qendrën për Riciklim të mbeturinave të Rajonit Jugperëndimor.(Strugalajm.com)