Myftinia e Strugës shpërndau tre tonë mish për nevojtarët

Sot në xhaminë “Lulishte” në Strugë, Myftinia e Strugës në bashkëpunim me BFI në RMV bënë shpërndarjen e tre ton mish Kurbani. Ky ishte aksioni i dytë i shpërndarjes së mishit për njerëzit nevojtarë. Myftinia e Strugës për këtë aksion masiv të dhurimit të mishit të kurbanit falënderon të gjithë besimtarët që dhuruan kurbanet e tyre dhe i’a besuan Medresesë, si dhe rijasetin e BFI-së në krye me u.d. Reis Uleman Shaqir ef. Fetahun për këtë kontribut të madh për Myftininë e Strugës. Zoti i bekoftë të gjithë dashamirët, dhe e lusim Allahun kurbanet tona të i ketë pranuar…Amin!

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...