NASUFI:STRUGA ME MË SHUMË PARE NË BUXHET PËR KRYETARIN NON GRATA – SE SA PËR CERDHET E STRUGËS…

STRUGA ME MË SHUMË PARE NË BUXHET PËR KRYETARIN NON GRATA – SE SA PËR CERDHET E STRUGËS…

Gjendja në çerdhet e Strugës lënë shumë për të dëshiruar…
Një përmbledhje e përgjithshme…StrugaLajm

  • Janë të ndërtuara prej kohës së komunizmit,
  • Janë të mbipopulluara, disa akoma me çati të çimentos së azbestit,
  • Shumë prindër presin radhë dhe zën miqë për të dërguar fëmijët e tyre në çerdhe…
  • Administrata Komunale pa asnji vision për këtë problem, për këtë të drejtë të fëmijëve dhe nevojë të kohës, me një shumë qesharake të paraparë në Buxhetin e Komunës për çerdhet prej 200.000.00 euro, dhe paramendoni vetëm 20.000.00 euro, për ,,INVESTIME KAPITALE,, – pra shumë më pakë se 250.000.00 euro sa është Buxheti i Kryetarit të Komunës NON GRATA…
  • Infrastruktura ambientale dhe interieri i brendshëm i lënë pas dore, jo stimuluese për fëmijët,
  • Stafi punues me shumë probleme, me paga të ulta, të pa motivuar për punë, me status të pa rregulluar, shpesh herë të përdorur politikisht…
  • Mjafton racionalizim në harxhimin e mjeteve publike në Buxhetin e Komunës së Strugës, tek naftë, dreka – darkat, ndriçimi publik, harxhimin në sendet e panevojshme dhe të dyshimta, harxhimet të Kryetarit NON GRATA, për të zmadhuar buxhetin për çerdhet …
  • Urgjentisht nevojitet punë dhe përkushtim serioz nga kompetentët për këtë problem, gjetje modusi për aplikim të programit me PARTNERITET PUBLIKO – PRIVAT – PPP-, të gjitha këto për hirë të krijimit të kushteve moderne, dhe me atë te ndikojmë edhe në krijimin e përsonalitetit, dinjitetit të fëmijëvë, pra të së ardhmës tonë…

Strugës dhe Struganëve ju nevojitet NDRYSHIM I MADH dhe këthim DINJITETI.StrugaLajm

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – Strugë.

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...