Nata e tretë e orës policore

– Sonte prej orës 21 për të tretën natë me radhë filloi ora policore gjegjësisht ndalesa për lëvizjen e qytetarëve gjatë orëve të natës si masë për mbrojtjen e popullatës dhe ballafaqimin me koronavirusin.

Që dje vlen vendimi për kufizimin e lëvizjes për të rinjtë deri në 18 vjeç dhe më të moshuarit se 67 vjeç.  Ndalohet lëvizja e të rinjve deri në 18 vjeç prej orës 21 deri në orën 12, ndërsa më të moshuarit se 67 vjeç prej orës 11 deri në orën 5 të ditës tjetër. Kjo do të thotë se të rinjtë deri në 18 vjeç do të mund të lëvizin prej orës 12 në mesditë deri në orën 21, ndërsa të moshuarit mbi 67 vjeç prej orës 5 deri në orën 11 paradite.StrugaLajm

Ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev sonte në emisionin Top Tema në Telma informoi se MPB është duke zbatuar kontrolle në dy mënyra lidhur me lëvizjen e qytetarëve, në pajtim me planin gjeneral dhe planet e dorëzuara në Sektorët e Punëve të Brendshme – përmes pikave të cilat janë vendosur në udhëkryqet kryesore, kryesisht me qëllim të kontrollit të lëvizjes së automjeteve motorike përmes patrullave mobile.StrugaLajm

Pjesëtarët e MPB-së janë duke i legjitimuar personat të cilët dyshojnë se u përkasin dy kategorive, u jepet paralajmërim përkatës dhe regjistrohen. Nëse sërish nuk e respektojnë ndalesën për lëvizje kundër tyre do të shtrohet padi penale.

In : Aktuale

Loading...
loading...