Piu ilaçin që këshilloi Trump për të parandaluar Covid-19, vdes burri në SHBA

Një burrë nga Arizona ka vdekur dhe gruaja e tij është në një gjendje kritike pasi pinë një ilaç (chloroquine), në përpjekje për t’u mbrojtur nga Covid-19.

Ilaçi është sugjeruar nga presidenti Donald Trump si një trajtim i mundshëm për virusin. Ky ilaç gjithashtu përdoret për të pastruar rezervuarët e peshkut.

Piu ilaçin që këshilloi Trump për të parandaluar

Menjëherë pas konsumimit, çifti u sëmur, tha sistemi spitalor me qendër në Arizona, Banner Health.

Burrë e grua ishin rreth të 60-ave, informon dritare.netStrugaLajm

Gruaja i tha NBC News se kishte parë një konferencë televizive në të cilën Trump diskutoi përfitimet e mundshme të klorokinës si një trajtim kundër Covid-19.

Ilaçi është aprovuar nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) për trajtimin e malaries, lupusit dhe artritit reumatoid, por është i patestuar për përdorim kundër koronavirusit të ri.

In : Aktuale

Loading...
loading...