BLENDI PETROL
AktualeOpinion

Nazif Zhuta,veleshtari me zemren e madhe

NAZIF ZHUTA (1930 – 2012)
Shkruar nga Mr. Sci. Musa Musai/strugalajm.com
Familja Zhuta në Veleshtë gjithëmonë është respektuar si fis i madh. Fisi Zhuta vazhdimishtë ka luajtur rol pozitiv në çështjen e zgjidhjes së shumë problemeve ekonomike, sociale, kulturale, humane, të çështjeve patriotike kombëtare. Në Fisin Zhuta gjithëmonë ka pasur dhe ka, bujrum, urdhëroni, ka konaqe për miq dhe për njerëz hallexhi. Posaçërishtë mbështetje u është dhënë, të gjithë atyre që kan bërë përpjekje dhe luftë për çështjen kombëtare. Veleshta ka shumë fise, si fisi Zhuta janë: Kaba, Hani, Kica, Vinca, Vlashi, Nasufi, Qyra, Shei, etj, të cilët kanë veprimtari të ngjajshme si fisi Zhuta. Për të gjitha fiset në Veleshtë kam respekt. Prandaj kur përmendi Veleshtën, kam kuptimin e përbashkët për të gjithë Veleshtarët, për bujari, trimëri, mençuri, vigjilencë. Veleshta ka respekt për të gjithë herojtë, kreshnikët, humanistët që kan kontribuar për çështjen kombëtare. Veleshta ose Veleshtarët, e kan bindjen njejt si Dibranët, Veleshtën se ka sunduar as krali dhe as mbreti. Prandaj me shumë sespekt e kujtoj Veleshtën dhe Veleshtarët, miqt dhe shokët e mi të gjithë jetës. Në Veleshtë në familjen Zhuta, me shumë respektë e kujtoj Nazif Zhutën. Nazif Zhuta lindi në fisin Zhuta në Veleshtë. Të gjitha karakteristikat e lartëpërmendura i mori prej konakut të fisit Zhuta, i cili ishte Univerziteti Popullor. Në atë konak diskutoheshin dhe ndërtoheshin të gjitha qëndrimet, për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta të çështjes kombëtare. Kam bindjen se prej kur isha fëmi, në konaqet e dajallarëve të mi të fisit Zhuta, flitej për trimëri, për burra me vlerë, pajtesa, raste humanitare. Në ata konaqe ndërtoheshin qëndrime të përbashkëta, të Zhutajve për Veleshtën dhe për kombin në përgjithësi. Fisi zhuta ka pasur burra të urtë, të zgjuar por dhe të mdezur në shpirt, me guxim si të kreshnikëve kur është dashtur nevoja dhe është paraqitur momenti. Nazif Zhutën, gjithë brezi më i ri, e thirrnim daja Nazif. Ai ishte më shumë se dajë, për sejcilin prej nesh. Të gjithë ne ishim të lumtur që kishim fatin të bashkëveprojmë me te në çështje të problemeve kombëtare. Ai ishte njeriu vyrtuozë, emblematik, kreshnik, polihedrik në veprimtari, për çështjen kombëtare. Shtëpija e tijë ishte kullë popullore, aty ne ndërtuam shumë qëndrime, për hapa të mëtutjeshme kombëtare. Ishin vite shumë të vështira, ndiqeshim prej UDBËS dhe bashkëpunëtorëve të sajë. Por daja Nazif ishte ai me zemren e madhe. Të gjithë neve na thoshte, vetëm para, ne nuk pyesim për këta bretkoca. Ka ardhur koha të tregojmë aftësitë, qëndrimet tona. Shpesh e thoshte po ta dojë nevoja do tja nisim edhe luftës. Ishte vërtet njeri me guxim, trimëri të pashoq. Daja Nazif thoshte urdhëroni dhe mos ua ndie, jeni në besën time dhe besën e Zotit. I till ishte daja Nazif. O hajdeni me dajnën ku ini se shumë më keni munguar. Këto ishin fjalët e tija, kur nuk na shihte ndonjë ditë. Te shtëpija e tij takoheshim: Irfan Vlashi, Arif Vinca, Mersim Pollozhani, Naser Hani, Vibar Hani, Musa Musai, Dr. Prof Agim Vinca, Arif Zhuta daja Life, Suria Qyra. Me shumë respekt e kujtojë mësuesen Naile Kaba, Abil Qyra, dhe shumë aktivistë të tjerë, të rrethit të Strugës dhe më gjërë. Aty dhe në konaqe të tjera me ne takoheshin të dijasporës të Zvicrës, Austrisë dhe të SHBA. Aty takonim poashtu bashkëveprimtar prej Shqipërie, nga Kosova, diaspora, etj. Pradaj e them se shtëpija e tij ishte ngjajshëm si kullat e Kosovës si ajo e mixh Delisë, Tahir Mehës, Oso Kukës dhe shumë kullave të ngjajshme, të patriotëve shqiptar. Ishte i madh daja Nazif dhe familja e tij bujare, e cila sakrifikoi shumë për çështje kombëtare. Strofkullat të përhershme të gjithë veprimtarisë tonë për çështje kombëtare i kishim: te Daja Nazif, Irfan Vlashi, Vibar e Naser Hanit, Abil Qyra, Suria Qyra, te unë Musa Musai, Mefit Rizvani, Emin Polisi në Dobovjan, etj. Vërtet jam krenar dhe i kënaqur që kemi qenur shok, dhe bashkëveprimtar, me të gjithë këta që i përmenda më lartë. Lista me emra do të ishte shumë e gjatë, për të gjithë ata që nuk i kam përmend, kërkojë falje. Ndaj tyre jam borxhli, ngase të gjithë ata, poashtu me aktivitetin dhe qëndrimin e tyre kan bërë aktivitete gjithë kombëtare, në të gjitha rastet. Por kësajë rradhe do të përpiqem të jem sa më afër të vërtetës për njeriun më vullkanik, më europtiv dhe më emblematik të çështjes kombëtare dajën Nazif Zhuta. Nazif Zhuta lindi në Veleshtë, u plak për mos me vdek kurrë. Veprimtaria e tijë ka qenë e gjithë anëshme për çështjen kombëtare. Me shpirt dhe zemër i shërbeu çështjes kombëtare. Ishte simbol i qëndresës, rezistencës, guximit, durimit, organizimit, i huzmanitetit, pajtesave të gjagjeve në Veleshtë, dhe për gjithë Komunën e Strugës. Daja Nazif ka qenë i pa thyeshëm, model kombëtar, me karakteristikat vendosëse, se ne jemi këtu, sa këto male dhe çështja jonë kërkon zgjidhje. Shpesh thoshte se ska forcë që mund ta ndali Bashkimin Kombëtar. Kam përgjegjësi morale, kombëtare dhe historike ti them disa fjalë për aktivitetin gjithë kombëtar të dajës Nazif. Për punën e palodhme dhe gjithë aktivitetin gjithëpërfshirës të Dajës Nazif me shokët e tij. Ai është shumë i madh, për gjithëaktivitetet e tija mund të shkruhen disa vëllime. Noshta e ardhmja do ti ndriçojë segmentet e pashkëputshërisë në fushën patriotike të tijë me shokët. Daja Nazif në Veleshtë dhe më gjërë, ishte i rrethuar fillimishtë prej rinisë. Rinia kishte besimin më të madh te daja Nazif. Fjala e tij ishte burrërore, para se ta thoshte e mendonte mirë dhe gjithëmonë, sakrificat i ruante për vehte. Daja Nazif, Baca Irfan Vlashi dhe unë Musai, kemi ba shpesh herë udhëtime të përbashkëta për çështjen kombëtare në Prishtinë dhe Tiranë. Po e përmendi vetëm një rast të vitit 1992, të tre bashk, shkuam në Tiranë për disa aktivitete dhe biseda kosultative. Asajë kohe unë Musai isha bashkëpunëtor i RTVSH, kisha privilegje të mëdhaja, takohesha me njerëz me shumë përgjegjësi të politikës, shkencës, artit, informacionit, mbrojtjes, policisë të R.së Shqipërisë. Daja Nazif poashtu kishte dëshirët të takohej me disa prej atyre. Ashtu me kënaqësi atë dëshirë ia plotësova. Daja Nazif kishte shumë dëshiërë, të dinte më shumë, për moralin ushtarak dhe forcën ushtarake. Më vjen mirë se ai ngeli shumë i kënaqur prej atyre takimeve. Bisedat dhe interesimin gjithëmonë e kishte se sa e armatosur është Shqipëria. Daja Nazif gjithëmonë thoshte se pa luftë nuk bëhet bashkimi kombëtar. Ai publikishtë gjatë atyre viteve në të gjitha takimet dhe angazhimet kombëtare thoshte: Serbia njeh vetëm gjuhën e forcës. Daja Nazif thoshte: arma jonë më e fortë për të ardhmen, është bashkimi i gjithëanshëm kombëtar. Bashkimi Kombëtar është arma ma e fortë se sa vet armët e forta bashkëkohore. Bashkimi jonë Kombëtar garantoj se do ti japi përgjigjen e merituar këtyre sllavëve që bëjnë si bretkoskat bla bla bla. Bashkimi Kombëtar paraqet forcë dhe ajo forcë ka për ti dhanë hakun sëpari Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të sajë. Po me dajën më thoshte sllavi asht gjen i poshtër dhe i pamoralshëm. Daja Nazif me kësulën pikë të bardhë si bora, tipike Kosovare, kurrë nuk e hiqte prej kryes, në takime me shumë rëndësi. Në Kuvendun e Kosovës, të Shqipërisë. Në Parlamente bënte takime me deputet, fytyrat më të larta të politikës dhe mbrojtjes shqiptare. Kishte shumë dëshirë, që Serbisë ti hakmerremi dhe ti kthejmë tokat që na i ka mar. Kishte dëshirë të pa parë që Serbia dhe populli i sajë ta shohe se si i përgjigjet shqiptari dhunës me dhunë. Më kujtohet në një moment kur gjeneralit të Mbrojtjes së Ushtrisë të Shqipërisë, i tha: çilni depot na jepni armët. Do të shihni dhe do të bindeni se çfar bën ky gjeneral i pa shkolluar. Por kur ta kem armën në dorë. Mendoj se vet arma do të na mëson, se çfar përgjigje do ti japim Serbisë. Kur ai e kuptoi vedoshmërinë dhe guximin e dajës Nazif e kapi për qafe, e kapi dhe ndershëm e përfqafoi dhe i tha: pasi andej kufirit për shenjë respekti e keni fjalën bac prandaj edhe unë po të drejtohem, baca Nazif. Ajo ditë do të vjen, por duhet një durim. Se luftrat është lehtë me i nis, por vështirë me i ndal. Ata që ja duhen të mirën, Shqipërisë dhe shqiptarëve, na thuhen të jemi gadi. Ajo do të ndodhi por jo me dëshirën tonë, por me komandën ushtarake. Ashtu ajo dëshira e jotja do të plotësohet dhe Serbia do ti hupi të gjitha privilegjet, politike, ushtarake dhe nuk do të ketë Serbi dominante për Ballkanin. Daja Nazif urrejtjen ndaj serbo-sllav e kishte shkaku i Kosovës, dhe bashkimit të sllavëve që bënin gjenocid kundër gjithë shqiptarëve. Në shpirt dhe në zemëre kishte Kosovën. Shumë kishte dëshirë që Kosova të shpallet shtet më vehte. O sa me mall po të kujtoj daja Nazif. Ishe vërtet i pa shkollë, por gjeneral, në vizione dhe bindje, se vetëm lufta do të na bashkojë. Prandaj përmes këtij shkrimi sado të vogël po të kujtoj dhe të respektoj gjithë aktivitetin tand që e bëre aq shumë për kombin, për Shqipëri, për Bashkimin Kombëtar. Shumë rënësi ka se disa gjëra i përjetove, shembjen e Jugosllavisë. Shpalljen e Pamvarsisë të Kosovës. Po i kujtoj me respekt, të gjitha aktivitetet kombëtare të dajës Nazif: – Fillimisht ishte pjesëmarës në të gjitha protestat që u mbajtën në gjithë Europën, për çështjen e Kosovës dhe shqiptarëve në ish Jugosllavi. – Ishe në të gjitha akcionet për ndihma dhe mjete materiale për popullin e Kosovës. – Ishe punëtor në botën e jashtme, atje ishte organizator për të gjitha veprimet për çështje kombëtare. – Gjatë viteve 1998/2000 ishe shpesh në Shqipëri, ku prezentoheshe përmes RTVSH dhe nuk ta ndinte fare prej pushtetit Jugosllav. – Shpesh ke qenë në takime dhe kontakte, me njerëzit më eminent të çështjes kombëtare në Prishtinë gjegjësishtë në Kosovë. – Ishe anëtar i palodhshëm i PPD së, për të cilën parti dhae kontribut shumë të madh, duke e llogarit PPD në si lëvizje gjithë kombëtare. – More pjesë aktive në themelimin e LDK së në Kosovë dhe diaspor, sidomos në Gjermani. – Ke mar pjesë në të gjitha tubimet e PPD së, për të cilat vije special prej Gjermanie, kurrë nuk u kurseve. – More pjesë aktive në ndërtimin e Spitalit “Nëna Tereze” në Veleshtë. – Poashtu mbështetje për themelimin e SHM “Hajdar Dushi” në Ladorishtë. – Përmirsimin e kushteve për mësim më cilësor në Veleshtë dhe më gjërë. – Në shtëpinë tuaj janë shtruar aq sofra dhe është dhënë aq bukë sa ka vlerë vetë kombi. – Në shtëpinë tande ke pranuar njerëz ilegal, me përgjegjësi të cilët UDBA i kërkonte ti likuidojë. – Shpesh herë ke pranuar njerëz me shumë përgjegjësi nga Shqipëria dhe Kosova, për të cilën ne të gjithë dhe familja jotë është krenare. – More pjesë aktive në dhënjen e 3 %, që e jepte popullata shqiptare në gurbet. – Në shtëpin tuaj e solla RTVSH, të cilët pregaditën emision dokumentar për shqiptarët në Maqedoni dhe shkelja e të drejtave të tyre, i cili emision u emitua disa herë në RTVSH të Tiranës. – More pjesë aktive me traktorët, të cilët i dërguam në Pogradec dhe Korçë. – More pjesë aktive në pajtimin e gjaqeve në Veleshtë dhe gjithë Komuën e Strugës bashk, me shokët e lartëpërmendur. – Në familjen tande gjeten strehim familjet Kosovare të cilët përjetuan tragjedinë ajrore në Aeroportin e Ohrit. – Poashtu gjatë viteve të ekzodit të luftës së vitit 1998/99 në shtëpinë tande kishe njerëz të cilët gjetën ngrohtësi dhe trajtim familjar. – Poashtu more pjesë aktive në grumbullimin e drithit i cili u dorzua në Malishevë më 1990, të gjithë kamionet në ora 4 të mëngjesit u isen prej te shtëpija jote. – More pjesë aktive në shumë takime që u mbajtën për referendumin për Iliridën. – Ishe njeriu më i guzximshëm në shpalljen e Iliridës në Strugë. Çështjes për Iliridën i dhae mbështetje të haptë. Gjithëmonë thoje se Maqedonia duhet të Federalizohet, pa të drejtat e barabarta të shqiptarëve në Maqedoni nuk ka paq të qendrueshme dhe nuk do të ketë Maqedoni. – Me mjete materiale dhe me moralin tëndë ndihmove UÇK në gjithë kundi. Këtë shkrim për Ju e përfundojë, duke menduar se aktivitetet tua, për çështjen kombëtare, nuk kan pasur fund. Ke qenë njeriu më meritor i të gjitha kohërave, prandaj me shumë respekt të kujtoj dhe madhështohem, me krenarin tande. Na mungon gjithë shoqërisë, Veleshtës, shqiptarëve, prandaj të përkujtojë. Të pavdekshme qohshin kujtimet për ty. Prehu në paqe dhe Zoti të fale xhehnetin për të gjitha aktivitetet që i ke bërër për çështjen kombëtare. Për Veleshtën, Veleshtarët, si dhe për të gjithë Struganët edhe më gjërë gjithëmonë do të mbetesh FLAMUR I PA PËRKULUR. LAVDI VEPRËS TUAJ.

 

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button