Pas reagimit në Strugalajm, zgjidhet problematika me kanalizimin në lagjen ‘’Marks Engels’’
Problematika e ngritur nga qytetarët e lagjes ‘’Marks Engels’’në lidhje me bllokimin e rrjetit të kanalizimit ka marr zgjidhje pas publikimit të lajmit në portalin ‘’Strugalajm.com’’ shqetësim që e ngriti qytetari Mynir Reci.Strugalajm.com do vazhdojë të mbetet në shërbim të qytetarëve dhe jo të agjendave të caktura politike.
Ja shkrimi I publikuar sot në Strugalajm
Strugani I revoltuar:Kanë shpërthyer ujrat e zeza në Strugë, askush nuk reagon
Një pjesë e qytetarëve të Strugës në afërsi të rrugës ‘’Marks Engels’’deri te Strugalajm.com kanë përcjellur shqetësimin se prej disa ditësh si pasojë e mosfunksionimit të rrjetit të kanalizimit po ndeshen me një situatëtë të rëndë ekologjike .Ata theksojnë se si pasojë e mosfunksionimit të pompave të rrjetit të kanalizimit të qytetit ka ardhur deri te bllokimi i ujrave të zeza dhe për pasojë shpërthiimi I tyre sidomos në hapësirat e përdhesave të disa objketeve banimi në këtë pjesë të qytetit të Strugës.Mynyr Reci banor I kësaj lagje thekson se në emër edhe të banorëve të tjerë ka reaguar deri te Ndërmarrja ‘’Proaqua’’Njësia e kolektorit por deri tani reagimi për zgjidhjen e kësaj situate sipas tij ka munguar.Reci thekson se jozyrtarisht ka mësuar se egjithë kjo sitruatë ka ardhur si pasojë e mosfunksionimit të pompave që tërheqin ujrat e zeza.(Strugalajm.com)