Aktuale
ASH-Strugë:Mos e prekni pashallëkun e Merkos, akoma se ka kryer misionin!
Pashallëku i Merkos dhe familjes nuk guxon të preket dhe të inspektohet se na zemrohet “profesori”. Dhe kur zemrohet ky i fundit, shan e bërtet dhe kap për fyti inspektorët. Këta njerëz kanë imunitet nga shteti dhe konsiderohen të paprekshëm. Bëjnë ç’të duan, luajnë me fate njerëzish dhe askush nuk guxon t’i kundërshtojë dhe pengojë.
Pastaj punë e madhe se Doktor Kryetari nuk e paska diplomën e Novi Pazarit të nostrifikuar. Për atë mjafton që në dokumentet zyrtare të administratës komunale të nënshkruhet si Doktor Kryetar Ramis Merko.
Sa të mjerë!
Aleanca per Shqiptaret-Struge