Ndahet nga jeta Abdylaqim Ademi,BDI ngushëllon familjen

Ndarja nga jeta e ish-ministrit dhe sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademi është pritur me pikëllim dhe dhimbje nga familjarët, shokët dhe bashkëpartiakët e tij.

“Pjesë e pandarë e jona mbetesh përgjithmonë, pjesë e përditshmërisë sonë, pjesë e çdo të arriture, pjesë e çdo vështirësie, pjesë e familjes që e ndërtuam së bashku. Me lutjet tona jemi pranë familjes, bashkëshortes dhe djalit, ata janë pjesë e jona. Ike i ri, në heshtje dhe qetësi, por le mbrapa vetës shumë shokë dhe vepra për të cilat do të kujtohesh përjetësisht. U prehsh në paqe Qimo, të qoftë i lehtë dheu i vendlindjes”, shkruan kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në telegramin e ngushëllimit dedikuar familjes së Abdilaqim Ademit

Edhe nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Ademi.

“Ndarja e parakohshme nga jeta e Ademit është e dhimbshme dhe na pikëlloi të gjithëve. U prehtë në paqe Abdilaqim Ademi, shkruan nënkryetari BDI-së, Nevzat Bejta.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës nga radhët e BDI-së, Arbër Ademi e ka pranuar me pikëllim ndarjen nga jeta të sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, Abdilaqim Ademit.StrugaLajm

“Do t’i mungosh shumë organizatës tonë politike! Prehu në paqe i dashur Abdilaqim!”, shkruan Ademi.

Me dhimbje e pikëllim ky lajm është pritur edhe nga deputeti i BDI-së, Artan Grubi, si dhe ish kryetari i Komunës së Çairit dhe njëherit edhe nënkryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti.

Grubi në rrjetin social në Fejsbuk e ka përkujtuar Abdilaqim Ademin si një shok shumë të mirë, punëtor, patriot të vërtetë dhe të devotshëm.StrugaLajm

Mbrëmë rreth mesnate si pasojë e një sëmundje të rëndë ka ndërruar jetë Abdilaqim Ademi, sekretari i përgjithshëm i BDI-së.

Ademi ka qenë njëri nga themeluesit e BDI-së, por ka kryer edhe funksione të larta shtetërore.Ai ishte nënkryetar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë që nga viti 2008, ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor 28 korrik 2011 deri më 20 qershor 2014 dhe ministër i Arsimit dhe Shkencës në periudhën prej 20 qershorit 2014 deri më 16 janar 2016.

Abdilaqim Ademi i lindur më 20 dhjetor 1969 në fshatin Shemshovë të Tetovës. Studimet universitare i kishte filluar në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, drejtimi Metalurgji, në qytetin e minatorëve në Mitrovicë, ku kishte mbaruar dy vite dhe për shkak të masave të dhunshme serbe në Universitetin e Prishtinës, studimet ishte detyruar që t’i vazhdoj në Universitetin Politeknik të Tiranës, ku ka diplomuar në korrik të vitit 1996. Ai më pas ka mbaruar edhe studimet pasuniversitare.

Ademi ishte i martuar dhe babai i një djali.

Do të varroset në mesditë në varrezat e fshatit të tij të lindjes në Shemshevë të Tetovës.

In : Aktuale

Loading...
loading...