Qentë nga Maqedonia pasi u dërguan në Gjermani “për jetë më të mirë”, kanë përjetuar tmerrin

Veterinerja gjermane Dagmar Senczek ka përjetuar shumë gjera në jetë, por rasti i „Animal-Hording“ i ka tejkaluar të gjitha: „Ishte më e tmerrshmja që kam parë ndonjëherë në jetën time“, ka pohuar gazetën gjermane „Express“.

Së bashku me kolegët e tjerë veterinerë, të enjten e kaluar ajo ka liruar 54 qenë të sjellur nga Maqedonia dhe tre mace nga një shtëpi të lënë pas dore në Ëuppertal.

Plehra deri në tavan, erë kundërmuese, një banore si duket psikisht labile, e cila me përkujdesjen e 57 kafshëve ka qenë e stërngarkuar, qenë të vendosur nëpër kafaze të vogla të papërshtatshme.

Kjo ishte pamja e shtëpisë në Ëuppertal të cilën e hasën veterinerët. „Përmes një organizate për mbrojtjen e kafshëve e pranuam një ankesë dhe pas një hulumtimi të gjatë, e gjetën adresën e duhur“, vazhdon më tej Senczek, përcjellë Shtegu.com.

E pabesueshme, por e vërtetë: Banuesja dhe një burrë tjetër, që të dy rreth të 50-ave, punojnë për një organizatë për mbrojtjen e kafshëve dhe kafshët i kanë sjellë nga Maqedonia, ku edhe kanë qenë të vaksinuara. Në Gjermani ishte paraparë për t`iu mundësuar një jetë më të mirë.

Veterinerja gjermane Dagmar Senczek ka përjetuar shumë gjera në jetë, por rasti i „Animal-Hording“ i ka tejkaluar të gjitha: „Ishte më e tmerrshmja që kam parë ndonjëherë në jetën time“, ka pohuar gazetën gjermane „Express“.StrugaLajm

Së bashku me kolegët e tjerë veterinerë, të enjten e kaluar ajo ka liruar 54 qenë të sjellur nga Maqedonia dhe tre mace nga një shtëpi të lënë pas dore në Ëuppertal.

Plehra deri në tavan, erë kundërmuese, një banore si duket psikisht labile, e cila me përkujdesjen e 57 kafshëve ka qenë e stërngarkuar, qenë të vendosur nëpër kafaze të vogla të papërshtatshme.

Kjo ishte pamja e shtëpisë në Ëuppertal të cilën e hasën veterinerët. „Përmes një organizate për mbrojtjen e kafshëve e pranuam një ankesë dhe pas një hulumtimi të gjatë, e gjetën adresën e duhur“, vazhdon më tej Senczek, përcjellë Shtegu.com.StrugaLajm

E pabesueshme, por e vërtetë: Banuesja dhe një burrë tjetër, që të dy rreth të 50-ave, punojnë për një organizatë për mbrojtjen e kafshëve dhe kafshët i kanë sjellë nga Maqedonia, ku edhe kanë qenë të vaksinuara. Në Gjermani ishte paraparë për t`iu mundësuar një jetë më të mirë.

Por, si duket gjithäka shkoi si është më së keqi, njofton më tej Shtegu.com. Kafshët janë mbyllur në kafaze të vogla, të uritura, të sëmura dhe të keqtrajtuara, duke ndryshuar edhe më tepër sjellljen e tyre“, ka pohuar veterinerja.

Në shtëpinë e gjermanes, mbeturinat janë grumbulluar deri në tavan, gjithçka ka qenë me jashtqitje, era kundërmuese e papërshkrueshme. Veterinerëve iu është dashur një kohë e gjatë për të kontrolluar vendin.

Ata arritën të shpëtojnë 57 kafshë të gjora, me sëmundje të ndryshme, të torturuara e të keqtrajtuara në mënyrën më çnjerëzore, të cilat ndaj njerëzve janë shndërruar në agresive.

Një tragjedi e jashtzakonshme: Një qen i mbyllur dhe i egërsuar, nga neveria e madhe vetvetes i ka shkaktuar lëndime të rënda. Ky rast i është dërguar Prokurorisë për procedurë të mëtutjeshme.

Kafshët janë dërguar në strehimore të sigurta, por do të duhet edhe pak kohë deri sa të sistemohen dhe ndërmjetësohen nëpër pronarë të kujdesshëm. (Shtegu.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...