Ndihma prej 6.000 denarë do të arrijë te të gjithë

Qeveria pret tolerancë nga bankat në ditët në vijim, derisa plotësisht të përfundojë pagesa e mbështetjes së paraparë prej 6.000 denarë, pasi bëhet fjalë për qytetarë të kategorive më të rrezikuara të cilët u goditën nga kriza, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Dushko Arsovski.

Siç ka informuar ai në konferencën për shtyp, janë përpunuar të gjitha ankesat, por shifrat konkrete do të bëhen të ditura më së voni nesër.

Arsovski është decid se ndihmën prej 6.000 denarë do ta marrin të gjithë. Ajo që ka pasur vonesa në Ligjin në Kuvend ka shkaktuar situatat e pakëndshme. Qeveria ka bërë gjithçka që ndihma të arrijë deri te ata për të cilët është dedikuar, ndërsa qëllimi është askush të mos lihesh anësh.StrugaLajm

“Edhe pse ligji nuk e obligon Qeverinë, patjetër të thuhet se ankesat janë përpunuar në afat rekord, ndërsa është bërë fjalë për rreth 78.000. Të gjithë që kanë dorëzuar ankesa, do të marrin përgjigje në adresë elektronike të cilën e kanë vendosur gjatë parashtrimit të ankesës. Azhurnohen edhe listat e ueb faqes “kupuvamdomashno.mk” ku do të mund të kontrollojnë të dhënat”, ka thënë Arsovski.StrugaLajm

Lidhur me azhurnimin, afati ligjor ka qenë 25 dhjetori dhe në pjesë të madhe procedura ka përfunduar.

“Për ata me llogari të bllokuara, bankat që kanë mundësi teknike u kanë hapur nënllogari që të paguhet ndihma. Kujtojmë se me këtë masë paguhen 27.5 milionë euro ndaj kategorive të rrezikuara të qytetarëve”, ka thënë Arsovski.

In : Aktuale

Loading...
loading...