Ndizet ”alarmi” në Gjimnazin e Strugës,sivjet do formohen vetëm 4 paralele në gjuhën shqipe


Strugalajm.com, nga burime të besueshme mëson se Ministria e Arsimit të Maqedonisë ka ulur numrin e paraleleve në gjuhën shqipe në Gjimnazin ”Ibrahim Temo”, në Strugë, nga 6 në 4 paralele.Sipas, informacioneve paraprake, fillimishtë u tha se në vitin e parë në këtë institucion arsimor do të formohen 5 paralele, por MASH ka vendosur vetëm për katër paralele.Ndërkohë, jozyrtarisht, mësohet se ka mbetur në fuqi vendimi për formimin e 3 paraleleve, në gjuhën maqedonase, edhe pse u tha se edhe në këtë gjuhë, do të reduktoheshin në dy.StrugaLajm


Zvogëlimi i numrit të nxënësve në komunën e Strugës me ritme të shpejta filloi të bëhet prezent dekadës së fundit si rezultat i migrimit në masë të struganëve në botën perëndimore . Në komunën e Strugës funksionojn njëmbëdhjet shkolla fillore qëndrore dhe njëzet e gjashtë periferike të shpërndara në pesëdhjet e një vendbanime si dhe dy shkolla të mesme në qytet, por rënia e numrit të nxënsëve me këto ritme mund të ndikojë që në të ardhmen shumë prej tyre rrezikojnë të mbyllen dhe shumë mesimdhënës të humbin vendin e punës .(Strugalajm.com)StrugaLajm

In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...