Ndodh edhe kjo: 48-vjeçari kapet duke i vjedhur naftë shkollës

“Më 29.03.2022 në ora 05:15 në rrugën “Fallanga Maqedonase” në Manastir, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë arrestuar I.M. (48) nga Manastiri. Ai u kap duke vjedhur naftë nga një rezervuar ngrohjeje në një shkollë të mesme të mjekësisë. Tek i njëjti janë gjetur 12 tuba me gjithsej 260 litra naftë. Ai është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim sipas nenit 235 nga Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...