Në aeroportin e Shkupit pritet udhëtari i dy miliontë

 

Ivana Nikolloska nga Prilepi, e cila jeton në Melburn, është udhëtarja e dy miliontë në Aeroportin e Shkupit.

Ajo paradite arriti nga Doha me aeroplanin e “Katar Eruejs”, ndërsa në aeroport u prit nga ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugarevski, Drejtori Ekzekutiv i TAV Maqedoni Alper Ersoj dhe përfaqësues nga kompania.


Në një deklaratë të shkurtër për mediat Nikollovska tha se vjen në Maqedoni për festat e ardhshme dhe se është e suprizuar dhe e lumtur që pikërisht ajo është udhëtarja e dy miliontë.StrugaLajm

“Kjo me të vërtetë është një surprizë e madhe. Jam shumë e lumtur që unë jam udhëtarja e përzgjedhur. Shpresoj se numri do të rritet në të ardhmen”, tha Nikolloska.

Me orarin dimëror të fluturimeve nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup funksionojnë 37 linja të rregullta ajrore në 35 destinacione.

In : Aktuale

Loading...
loading...