Të dhënave të Agjencisë Gjermane për Energjinë vitin e kaluar në Gjermani u është ndërprerë rryma elektrike 328.000 familjeve sepse ato nuk kishin paguar faturat.
Po ashtu 6,6 milionë familje kanë marrë paralajmërim për ndërprejen e energjisë elektrike po për këtë shkak.Ndërprerja e rrymës bëhet kur dikush i ka borxh kompanisë së furnizimit me energji elektrike 100 euro dhe pasi është paralajmëruar disa herë. Atij që i pritet rryma elektrike është i detyruar të paguajë jo vetëm shumën e prapambetur, por edhe shpenzimet per rilidhjen e rrymës elektrike që mund të shkojnë deri në 200 euro. Për shumë persona që jetojnë me ndihmë sociale apo kanë të ardhura të ulëta në Gjermani, këto shpenzime janë të vështira për t;u përballuar.
Grupet më të prekuraSipas një studimi të Caritasit gjerman prej paralajmërimërimeve për prerjen e dritave janë të prekura më tepër familjet, kurse prej prerjes së dritave për shkak mospagese personat që jetojnë vetëm.
Ajo që bie po ashtu në sy është se ndër personat më tepër të prekur bëjnë pjesë personat me nivel të ulët shkollimi që nuk i kuptojnë mirë shkresat dhe ligjet dhe nuk dinë të komunikojnë me autoritetet. Po ashtu shumë prej tyre kanë edhe borxhe, sepse shpenzojnë më tepër se sa kanë të ardhura.
Të mësojmë njerëzit ti shtrijnë këmbët sa kanë jorganin
Autorët e studimit rekomandojnë që të organizohen kurse për t;u mësuar njerëzve se si të jetojnë me pak të ardhura dhe si të mos shpenzojnë më tepër se sa fitojnë. Po ashtu kërkohet që për ata që marrin ndihma sociale të bëhen më tepër sqarime që të mos shkojë puna deri tek ndërprerja e energjisë elektrike.Shumë kërkojnë edhe ngritjen e ndihmës sociale për shkak të rritjes së shpenzimeve dhe të çmimeve. Por edhe shtimin e përdorimit të aparateve elektrike, si frigoriferë etj., që harxhojnë pak energji.(DW)