Në Gjermani nuk mund të hyni me pasaportën e vjetër të Maqedonisë

Pasaporta me emrin e vjetër “Republika e Maqedonisë” pa “e veriut” mund të jetë ende në përdorim në disa vende evropiane, por jo në Gjermani.

Burime diplomatike thanë për Deutsche Welle-n se nuk mund të hyhet në Gjermani me pasaportë pa emrin kushtetues, nëse udhëtari vjen nga Maqedonia e Veriut ose nga një vend i tretë.

Burime diplomatike thonë për DW se autoritetet gjermane po bëjnë gjithçka për të lehtësuar gjendjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk kanë arritur të marrin pasaportën me emrin e ri kushtetues dhe se ndihma ka për qëllim para së gjithash mbrojtjen e të drejtave të tyre.StrugaLajmStrugaLajm

Kjo do të thotë se qytetarët e Maqedonisë mund të përdorin pasaportat e tyre me emrin e vjetër kushtetues për identifikim personal në atë vend, por nuk do të mund të hyjnë në vend nëse nuk kanë dokument të ri udhëtimi me emrin Maqedonia e Veriut.StrugaLajm

Kjo do të thotë se mund të largohet nga Gjermania për në Maqedoninë e Veriut me pasaportën e vjetër, por jo anasjelltas, raporton Deutsche Welle. (INA)

In : Aktuale

Loading...
loading...