Kirurgu strugan Ilmi Reçi ngren alarmin:Mjekët strugan po përballen me presione dhe dhunë në ambientet e punës!

Kirurgu strugan Ilmi Reçi, në një prononcim për Strugalajm, potencoi se mjekët dhe stafi mjekësor në Spitalin e Strugës kanë përballur situata të palakmueshme, shkaktuar nga qasja e dhunshme e pacientëve sidomos në orët e vona të natës. Kjo gjendje, sipas Reçit, po i penalizon ata në kryerjen e detyrës dhe po shkakton pasiguri te personeli. Në një ngjarje të fundit, Reçi tregon se ishte dëshmitar si mjek-kirurg kujdestar, kur disa të rinj me gjendje të rënduar psikologjike u sollën me dhunë, thyen derën dhe trembën stafin mjekësor. Ai bën thirrje te autoritet që të ndërhyjnë për të parandaluar presionin dhe skenat e dhunës në ambientet mjekësore. Gjithashtu, ai thekson se ky incident është raportuar në policia dhe pret zbardhjen e plotë të këtij akti.(Strugalajm.com)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale, Struge

Loading...
loading...