Në Gjykatën e Strugës nis gjykimi ndaj mjekut të njohur

Është shtyrë seanca e parë e gjykimit, e cila duhej të fillonte sot në Gjykatën e Strugës ndaj tre mjekëve, të cilët akuzohen për trajtim të pakujdesshëm ndaj nënës nga Dibra.

Seanca u shty për shkak të mungesës së të pandehurve.
Veaposka, nëna që humbi mitrën, vezoret dhe veshkën gjatë një operacioni cezarian, thotë se ka dy vjet që jeton në ferr dhe agoni. Ajo është ende nën terapi mjekësore dhe mezi pret drejtësinë.

Avokatët mbrojtës thonë se do të paraqiten të gjitha provat dhe presin dënim maksimal për mjekët.

StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...