Në kërkim shqiptari që vodhi 3 milionë sterlina në Angli

Policia angleze ka kërkuar ndihmën e publikut për të identifikuar vendndodhjen e një shqiptari, i cili akuzohet për mashtrime financiare me pasojë vjedhjen nga një bankë 3 milionë stërlina.

Ai është Denis Marku, i cili rezulton se për herë të fundit ka jetuar në zonën South Norwood, në jug të Londrës.StrugaLajm

Policia londineze thotë se 21-vjeçari shqiptar ishte punonjës i banke dhe se ka dyshime të forta se ai keqpërdori këtë pozicion pune për të vjedhur 3 milionë stërlina.StrugaLajm

Marku kishte rolin e asistentit të klientëve dhe kishte akses në llogaritë bankare të mijëra britanikëve në degën e bankës Metrobank.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...