Ja sa banorë i ka Maqedonia

Zyra Statistike e Bashkimit Evropian – EUROSTAT ka dal me një shifër sa i përket popullsisë në Maqedoni.

Sipas të dhënave të publikuara nga një hulumtim i realizuar, në Maqedoni në janar të vitit 2018 ka pasur 2.075.300 banorë, kundrejt 2.073.700 në periudhën e njëjtë nga viti i kaluar.

Këto shifra janë jozyrtare pasi që nuk dihen ato zyrtare për shkak se vendi akoma nuk ka zhvilluar regjistrimi ne popullsisë.

Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Apostol Simovski para pak kohësh në një intervistë për MIA-n paralajmëroi se regjistrimi i ri i popullsisë do të zbatohet në vitin 2020 prej datës 1 deri më 21 prill.
Sipas Eurostatit, vlerësimi është se Bashkimi Evropian në janar të vitit 2018 ka pasur 512,6 milionë banorë. Rritja e popullsisë prej 1,1 milionë banorë në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar është falë migrimit, sepse është vërejtur numër më i madh i të vdekurve se i të sapolindurve.
Gjermania është vendi më i banuar në BE me 82,9 milionë banorë. Vijojnë Franca me 67,2 milionë, Britania e Madhe me 66,2 milionë banorë, Italia me 60,5 milionë, Spanja 47,7 milionë dhe Polonia me 38,0 milionë banorë.(StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...