Në Ohër mbahet Punëtori ndërkombëtare kushtuar reformave në gjyqësi

 Temat e diskutimit që i përkasin gjyqësisë janë sfidë e posaçme për Republikën e Maqedonisë jo vetëm si proces reformues në inkuadrimin në BE dhe NATO, por edhe si nevojë e qytetarëve për vendosje të gjyqësisë së pavarur, që do të gjykojë në bazë të ligjeve, gjyqësi e cila do ta kthejë besimin në drejtësi në Maqedoni dhe e cila do të mundësojë realizim të së drejtave të njeriut, theksoi ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska në fjalimin para pjesëmarrësve të Punëtorisë së tretë ndërkombëtare që në organizim të Shoqatës së Gjykatësve të Republikës së Maqedonisë dhe Ambasadës së SHBA-së po mbahet në Ohër.

Deskoska përkujtoi në aktivitetet që Ministria resoriale e Drejtësisë në mënyrë inkluzive me përfaqësues të pushtetit gjyqësor, gjykatësve dhe anëtarëve të organeve tjera, si dhe të fellës së ekspertëve i zbaton në procesin e reformave të kornizës ligjore si kompetencë e pushtetit ekzekutiv, por duke theksuar se detyra më e rëndësishme në reformat e gjyqësisë megjithatë mbetet pikërisht në vetë gjyqësinë.

“Ne mundemi të krijojmë ligj ideal, por të kemi implementim të keq. Ndonjëherë edhe me ligj jo aq të keq mund të nxirret praktikë e mirë në implementimin e normave ligjore në dobi të qeverisjes së të drejtës, parimit të drejtësisë, respektim të së drejtave të njeriut. Në këtë proces të reformave jemi të udhëzuar njëri me të tjerët. Nuk ikë nga përgjegjësia e pushtetit ekzekutiv, por konsideroj se roli juaj është më i rëndësishëm në procesin e kthimit të dinjitetit të profesionit gjyqësor”, tha ajo.

Lidhur me vendimet ligjore që i propozon Qeveria në këtë proces, Deskoska theksoi se në Ohër do të debatohet edhe lidhur me Ligjin për gjykata që tanimë mori notë pozitive, me vërejtje të caktuara për përmirësime të tekstit, në drejtim të tekstit maksimalisht të harmonizuar që do t’i reflektojë tërësisht rekomandimet e Komisionit të Venecias.

“Ndryshim kyçe i rekomanduar nga Komisioni i Venecias është saktësimi i bazave që mund të çojnë deri në shkarkim të gjykatësve. Në këtë procedurë bëjmë kufizim të asaj që do të thotë punë joprofesionale dhe të pavetëdijshme dhe e lidhim me bazat e ushtrimit të profesionit, ndërsa në pajtueshmëri të rekomandimeve shkeljen më të rëndë disiplinore e lidhim me aktivitetin e përgjithshëm të gjykatësit, madje edhe jashtë ushtrimit të funksionit, gjithë ajo që mund të jetë çështje e integritetit të vetë gjykatësit, shpjegoi ajo, duke paralajmëruar dinamikë të përshpejtuar në miratimin e ndryshimeve ligjore në Kuvend.

Xhon MekNil, këshilltar i përhershëm juridik në Ambasadën e SHBA-së, para pjesëmarrësve në tubim i theksoi ndryshimet pozitive në shoqërinë në Republikën e Maqedonisë, posaçërisht ata që u dedikohen sistemit gjyqësor në drejtim të transparencës së saj, drejtësi dhe reflektim të duhur të dispozitave në Kushtetutë.StrugaLajm

“Punëtoria është menduar si vende për dialog konstruktiv lidhur me gjendjet në gjyqësinë në RM, me theks në pavarësinë gjyqësore dhe ndërtimin e besimit të opinionit dhe përforcim të transparencës në vendimmarrjen e gjykatave. Së bashku fokusohemi jo vetëm në diskutimin e problemeve, por edhe në gjetjen e zgjidhjeve praktike”, tha mes tjerash MekNil.

Pozicioni aktual në të cilin ndodhet Maqedonia për momentin në pragun e inkuadrimit në NATO dhe hapje të negociatave inkuadruese për anëtarësim në BE, sipas MekNil i determinon drejtimet në të cilat bëhen analizat për rrjedhën e ardhshme të proceseve reformuese në gjyqësi.

Në konferencën dyditore të titulluar “Implementimi efektiv i konceptit të reformuar të Këshillit gjyqësor” në të cilën do të diskutohet për çështjet kyçe të lidhura me rolin dhe kompetencat e Këshillit gjyqësor, transparencës së gjykatave, rolit dhe kompetencave të Këshillit gjyqësor, rolit të Këshillit gjyqësor-medial dhe statusit të gjykatësve, si dhe praktikat dhe përvojat pozitive në Bashkimin Evropian dhe rajonin e Ballkanin Perëndimor, marrin pjesë më shumë se 80 gjykatës, punonjës gjyqësorë, ekspertë juridik nga Maqedonia, rajoni dhe më gjerë.

In : Aktuale

Loading...
loading...