BLENDI PETROL
Aktuale

Në Ohër nesër një takim i zgjeruar i politikanëve të Maqedonisë

Deputetët e të gjitha grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi, dhe tre nënkryetarët, do të diskutojnë kryesisht çështjet që lidhen me Rregulloren e Punës së Parlamentit, Kodin e Etikës dhe pavarësinë buxhetore. Krahas paralajmërimeve për mundësinë e pranisë, komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johanes Hahn, nuk do të udhëtojë për në Ohër, por do të ketë një video-konferencë.

Dialogu do të zhvillohet gjatë ditës së nesërme, ku të ftuar janë edhe liderët e partive parlamentare, kryeministri, Zoran Zaev, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Kristian Mickoski,i BDI-së, Ali Ahmeti, i PDSh-së, Menduh Thaçi, i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, dhe Bilal Kasami nga Lëvizja Besa. Nëse realizohet, do të jetë takimi i parë i liderëve të partive, pas takimit të sotëm midis kryeministrave, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, në Samitin e Sofjes.

Takimi në kuadër të procesit “Jean Monne” mund të konsiderohet si pjesë e reformave të vendit, duke pasur parasysh se çështjet e konstituimit të Parlamentit dhe të pyetjeve të deputetëve janë pjesë e Planit 3-6-9, ndërkaq këto takime duhet të kontribuojnë në përmirësimin e dialogut dhe debatit politik.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button